GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët: S’kemi as me çfarë lahemi

14:41 - 16/06/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët: S’kemi as me çfarë lahemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Denoncime të shumta kanë lidhur mungesën e ujit në qytetin bregdetar dhe turistik të Vlorës.

Sipas qytetarëve të shumtë, qyteti i Vlorës ndodhet prej më shumë se dy javësh në një krizë të rëndë uji, duke goditur jo vetëm jetesën e banorëve, por edhe sezonin turistik që sapo ka nisur.

Në lagje të ndryshme të qytetit, furnizimi me ujë mungon totalisht ose vjen për vetëm 20 minuta në ditë, duke e bërë të pamundur përballimin e temperaturave të larta dhe nevojave bazë të përditshme.

Mësohet se ka pasur ndërprerje në furnizimin me ujë si pasojë e stakimeve të energjisë elektrike në zonat ku ndodhen stacionet e ujësjellësit, si dhe për shkak të një avarie në një nga stacionet kryesore, konkretisht stacionit Nr.4, një një kohë kur sezoni turistik tashmë ka nisur.

Banorët raportojnë se punimet për kanalizime të reja kanë lënë pas rrugë të shkatërruara, pluhur e pisllëk, por asnjë sinjal për rikthimin e furnizimit me ujë në shtëpi.

Ata shprehen të dëshpëruar nga mungesa e transparencës dhe komunikimit nga institucionet vendore, duke përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, i cili nuk u përgjigjet thirrjeve dhe, sipas denoncimeve, fshin komentet që i bëhen në rrjetet sociale.

Ndërkohë që Vlora duhej të priste turistë dhe të ishte në kulmin e gjallërisë verore, shumë biznese janë në kufijtë e falimentimit dhe banorët mendojnë të largohen nga shtëpitë për të gjetur kushte minimale jetese. Situata është bërë e papërballueshme dhe qytetarët kërkojnë zgjidhje urgjente.

Denoncimet e publikuara nga JOQ:

Denoncimi 1: “Jam banore e qytetit te Vlores. Është çmenduri qe prej 10 ditësh nuk kemi ujë .Ne Kulmin e sezonit turistik”

Denoncimi 2: “U be me shume se një muaj qyteti i Vlorës nuk ka ujë. Kane ber kanalizimet e reja dhe nuk kane sjell ujë ne shtëpi. Mire rrugët i kane len cope siç vendosen tubot, pluhur e pisllëk kudo po nuk kemi as uje te përballojmë vapën. Nuk te kthen përgjigje askush kudo te drejtohesh dhe vet kryebashkiaku i fshin komentet qe i behen neper video dhe as pergjigje nuk te kthen. Uroj te zgjidhet sa me shpejt se jemi ne kulm sezoni edhe vere. Kemi detin afer e s’vemi dot se nuk kemi me çfarë lahemi”

Denoncimi 3: “Si jeni Dua te bej nje ankese. Vlora turistike vajti 2 jave pa uje vjen vetem 20 minuta Jo bizneset po falimentojnë po jemi ber te ikim nga shtëpia dhe ne qe jetojme ketu I kemi telefonuar Kryetarit te bashkisë. Ujësjellësi i Vlorës nuk hap tel As inxhinierët“

Etiketa: Kryesore1uje i pijshemVlora

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Guvernatori Sejko uron Yuri Kim për Pavarësinë e SHBA: Mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë për forcimin e demokracisë

Skandali i mikrokredive - SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com