Një 38-vjeçar nga Vlora ka humbur që prej datës 9 Gusht kontaktet me familjarët e tij dhe deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Kozma Stefa, i cili 21 ditë më parë është larguar nga banesa e tij dhe nuk është kthyer më.
Sipas familjarëve të tij, mbrëmje e zhdukjes Kozma Stefa mbante veshur pantallona të shkurtra, një bluzë jeshile në bojëqielli dhe shapka.
Mësohet se të zhdukurit telefoni i del i fikur, teksa 38-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Discussion about this post