Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Gjorm, në aksin e njohur si rruga e Lumit të Vlorës.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Gjorm, në aksin e njohur si rruga e Lumit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur jashtë saj. Si pasojë e aksidentit dyshohet se kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Citroen” i drejtuar nga shtetasi Viktor Kananaj ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet mjekësore, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë zhvilluar gjysmëfinalet e Kupës së Kampionit në FSHF Sunday League, duke përcaktuar dy skuadrat finaliste që do të luftojnë...
Lexo më shumë© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com
Discussion about this post