GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vlorë / Zbardhet atentati me tritol në portën e një banese, arrestohen babë e bir

12:59 - 20/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Vlorë / Zbardhet atentati me tritol në portën e një banese, arrestohen babë e bir
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur rreth tre javë më parë në qytetin e Vlorës, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën e jashtme të një banese.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, janë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, babë e bir.

Ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor 2025, kur një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z. Pas hetimeve intensive, policia bëri të mundur ndalimin e dy shtetasve:

D. G., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë

 

F. B., 29 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë

 

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Vjedhja”.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se dy të arrestuarit kanë mbajtur në banesën e tyre një automjet tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Më pas, më 29 nëntor 2025, automjeti dyshohet se është përdorur për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku është vendosur lënda plasëse që më pas ka shpërthyer.

Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga autorët dyshohet se është djegur dhe është gjetur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

 

Lajme të lidhura

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos
Sport

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese
Breaking Views

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD
Breaking Views

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Para
Berisha: Të hënën qytetarët i japin ultimatum Ramës, duhet të largohet për paqen e Shqipërisë

Berisha: Të hënën qytetarët i japin ultimatum Ramës, duhet të largohet për paqen e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos
Sport

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26

Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar...

Lexo më shumë
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

21:27 - 06/03/26
Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

21:21 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com