GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Voa: Anashkalimi i Ramës, shenjë e krisjes Tiranë-Athinë

21:27 - 22/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Voa: Anashkalimi i Ramës, shenjë e krisjes Tiranë-Athinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama tha sot se ‘është me shumë rrezik që marëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë të jenë peng i politikës së brendshme fisnore’.

Përmes një postimi në rrjetin social X, zoti Rama reagoi pas darkës së organizuar mbrëmë në Athinë nga kryeministri grek Kyriakos Micotaqis, me udhëheqësit e vendeve të rajonit të Ballkanit, për të shënuar 20 vjetorin e takimit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik që kishte për synim të përshpejtonte përpjekjet e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në vend të zotit Rama, u ftua presidenti Bajram Begaj, i cili e refuzoi ftesën ‘për shkak të agjendës së përcaktuar më herët’.

Anashkalimi i kryeministrit shqiptar ishte një shenjë e qartë e krisjes së fortë mes Tiranës dhe Athinës për çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, përfaqësues i minoritetit grek, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet për shitblerje të votave.

Beleri ndodhet në paraburgim dhe i ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht, ndërsa Athina ka bërë thirrje të përsëritura për lirimin e tij.

Sërish ‘arrest me burg’ për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Javën e shkuar në Himarë, organizata e pakicës greke ‘Omonia’ organizoi një protestë, ku morën pjesë dhe kryetarët e bashkive të dy qyteteve më të mëdha greke, Athinës dhe Selanikut dhe bashkive fqinje Igumenicës dhe Korfuzit.

Në postimin e tij, zoti Rama u shpreh hapur se darka ishte ‘përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës’. Ai shtoi më tutje se e kupton presionin e palëve të treta, të etura për të shfrytëzuar çdo rast për të bërë një mal nga një pirg dheu’.

Por sipas tij, ‘ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popullit tonë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan ‘, shkruajti Rama.

Etiketa: kryesore 1

Lajme të lidhura

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare
Breaking Views

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

21:18 - 04/03/26
Klodian Braho raporton 4 orë në Komisionin Europian për SPAK-un
Breaking Views

Klodian Braho raporton 4 orë në Komisionin Europian për SPAK-un

20:51 - 04/03/26
Molotovë në protestë/ Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën
Lajme

Molotovë në protestë/ Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

20:18 - 04/03/26
Para
E papritur, Guardiola: Për mua skuadra më e mirë në botë është…

Guardiola operohet në shpinë, ja sa ndeshje mungon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish
Breaking Views

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish

22:59 - 04/03/26

Një gol i shënuar herët nga Bukayo Saka në ndeshjen mes Brightonit dhe Arsenalit u mjaftoi “Topçinjve” për të marrë...

Lexo më shumë
Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

22:20 - 04/03/26
Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

22:10 - 04/03/26
Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

21:18 - 04/03/26
Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori

Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori

21:03 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com