GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VOA: Bashkitë,kapacitete të vogla për të menaxhuar zjarret në Shqipëri

17:49 - 09/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
VOA: Bashkitë,kapacitete të vogla për të menaxhuar zjarret në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëmtimet nga zjarret në Shqipëri vlerësohen të mëdha edhe këtë vit, ndërsa qeveritë vendore kanë pak kapacitete për shuarjen e zjarreve. Sipas specialistëve, repartet zjarrfikëse veprojnë në terren me automjete 30 dhe 40 vjeçare dhe personel të patrajnuar. ndërsa teknika është më e prapambetura në Evropë.

Zjarret e ditëve të fundit në Shqipëri kanë shkaktuar dëmte të mëdha në sipërfaqe pyjore, drufrutore dhe prona. Qeveritë vendore që menaxhojnë shërbimin zjarrfikës pas reformës territoriale të vitit 2015 kanë pak kapacitete me mjete, pajisje dhe burime njerëzore për fikjen e tyre.

Në Gjirokastër bëhen të gjitha përpjekjet nga reparti me 20 zjarrfikës por mjetet duhen përmirësuar pasi janë të vjetra, thotë për Zërin e Amerikës Kujtim Bizhga një drejtues me përvojë në zjarrfikëset e Gjirokastrës.

“Kemi 4 automjete zjarrikëse, por janë shumë të vjetra. Sado që pëpriqemi t`u bëjmë shërbime përsëri ato na lënë në baltë në ndërhyrjet tona pasi çdo gjë e vjetër sado ta riparosh mbetet e vjetër. Ka ikur koha e këtyre makinqve pasi janë edhe të ngadalta. Nëse një zjarri nuk i del në kohë kur ai merr përmasa të mëdha më vonë është shumë vështirë ta përballosh, do mjete të tjera, shumë forca ,mjete nga ajri.”

Sipas zotit Bizhga edhe teknika në përgjithësi e zjarrfikësve në Shqipëri është më e prapambetura në Europë dhe burimet njerëzore kanë nevojë për trajnin. Punonjësi me përvojë thotë se shërbimi zjarrfikës duhet të jetë i centralizuar.

“Shërbimi zjarrfikës duhet të centralizohet pasi ke mundësi me mjete dhe forca të përqëndruara që ti përballosh situatat e vështira. Të paktën të bëhet rajonal, të organizohet në mënyrë më profesionale dhe të trajnohen focat”.

Bashkitë e tjera më të vogla të Qarkut të Gjirokastrës kanë nga 12 efektiva dhe nga një mjet për fikjen e zjarreve, të pamjaftueshme për të menaxhuar situata të tilla të përhapjes së zjarreve.

Zoti Bizhga thotë se faktori më i rëndësishëm për vënien e zjareve janë barinjtë që kërkojnë të përmirësojnë kullotat ndërsa një pjesë e zjarreve janë edhe aksidentale.

“Ne këtë vit morëm masa prandaluese si edhe vitet e tjera duke zhvilluar fushata ndërgjegjësuese, duke bërë një punë paraprake që njerëzit të binden që të mos vënë zjarre për të mos rrezikuar pronat e tyre. Jemi takuar me blegtorë, me pushtetin vendor, kemi organizuar shërbime vullnetare, kemi organizuar shërbim ruajtje me qëllim që të mos përhapen zjarre. Por ka njerëz të papërgjegjshëm dhe për mua shumica e këtyre zjarreve janë të qëllimshme. Këto zjarre vendosen nga blegtorë, thjesht për ineteresa të tyre për të krijuar kullota dhe për të kaluar një dimër të mirë.”

Policia e Gjirokastrës ka kryer tre procedime penale dhe janë vendosur edhe disa gjoba për zjarret e këtij viti. Një problem madhor për dëmet nga zjarret në Shqipëri është edhe mos-sigurimi i pronave nga zjarri.

Asllan Karagjozi ,specialist në tregun e sigurimeve thotë se pronat që vihen si garanci për bankat sigurohen nga zjarri ndërsa pjesa tjetër ëshë e papërfillshme.

Interesi është shumë i vogël, madje dhe në ato raste kur kostatohet është kur bëhet disi i detyrueshëm si në rastet kur jepen kredi nga bankat dhe duhet të sigurohet kolaterali apo ndonjë veprim tjetër i detyruar shtetëror që shërbimi publik është i imponuar me sigurimin nga zjarri.

Zoti Karagjozi thotë se në Shqipëri ka pak edukim për sigurimet dhe duhet rritur ndërgjegjësimi sidomos për të zgjeruar tregun e sigurimeve për rastet e dëmeve nga zjarret.

“Nuk besoj se 100% e rasteve të neglizhencës nga qyetarët është sepse u mungon buxheti. Jo, mungon ajo që quhet edukatë siguruese tek qyetarët. Ne intersohemi më shumë për sigurimin e një makine persanale se sa të shtëpisë, ndërkohë që sigurimi i një makine është tre herë më i lartë se sigurimi i shtëpisë”.

Zjarret u sollën shumë banorëve në zonat ruale në Gjirokastër dhe më gjerë dëmtime të mëdha sidomos në drufrutorë për të cilat ata ishin kujdesur me vite. Për të gjitha dëmet ata nuk mund të përfitojnë dëmshpërblime, pasi nuk i kanë pronat të siguruara. / VOA

Lajme të lidhura

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën
Aktualitet

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë
Aktualitet

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr
Aktualitet

Stërvitje taktike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, fokusi tek forcat speciale në Zall Herr

20:30 - 27/04/26
Para
Zjarret në Greqi/ Ndërron jetë një 70-vjeçar, po ndihmonte vullnetarisht zjarrfikësit, u asfiksua nga tymi

Zjarret në Greqi/ Ndërron jetë një 70-vjeçar, po ndihmonte vullnetarisht zjarrfikësit, u asfiksua nga tymi

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com