GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

VOA: Gjermania përfundon tërheqjen e trupave nga Afganistani

18:38 - 30/06/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
VOA: Gjermania përfundon tërheqjen e trupave nga Afganistani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania ka tërhequr kontigjentin e fundit ushtarak nga Afganistani, duke i dhënë fund një dislokimi prej pothuajse dy dekadash të trupave të saj përkrah Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të koalicionit në Afganistanin e shkatërruar nga lufta.

Ushtritë amerikane dhe të vendeve të NATO-s kanë në plan tërheqjen e plotë nga Afganistani deri me 11 shtator, në përputhje me urdhërin e Presidentit Joe Biden. Zytarisht, procesi i tërheqjes filloi më 1 maj.

Gjermania njoftoi tërheqjen ushtarake pa shumë bujë, menjëherë pasi 250 ushtarët e fundit gjermanë u transferuan mbrëmjen e së martës nga baza e tyre në veri të Afganistanit.

“Pas afro 20 vitesh dislokimi, ushtarët e fundit gjermanë janë larguar nga Afganistani këtë mbrëmje”, tha Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer përmes një deklarate në rrjetin Twitter. “Ata janë rrugës për në atdhe. Mbyllet një kapitull historik, një dislokim intensiv që sfidoi dhe i dha formë ushtrisë gjermane, në të cilin ushtria gjermane e provoi veten në luftime”, shkroi ajo.

Duke falenderuar 150 mijë burrat dhe gratë gjermane, pjesë e misionit në Afganistan që nga viti 2001, ministrja tha se ata duhet të krenohen për arritjet e tyre.

Sipas ushtrisë gjermane, gjatë shërbimit në Afganistan, Gjermania humbi 59 trupa, 39 prej tyre në beteja ose sulme me kryengritësit. “Ju nuk do të harroheni”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes ndërsa nderoi të vrarët dhe të plagosurit gjatë shërbimit në Afganistan.

Në prill, kur Presidenti Biden njoftoi tërheqjen nga Afganistani, Gjermania ende kishte atje 1,100 ushtarë. Ata ishin pjesë e një misioni ushtarak jo-luftarak të udhëhequr nga NATO-ja, të ngarkuar për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar ushtarët afganë që luftojnë me kryengritësit talebanë.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit tha se ndërsa vendet e NATO-s po përfundojnë misionet e tyre ushtarake, kjo nuk do të thotë që lidhjet e atyre shteteve me Afganistanin gjithashtu po përfundojnë .

“Afganistani mban lidhje të ngushta dhe bashkëpunon me Gjermaninë. Ata kanë kryer trajnime të gjerësishme të forcave tona policore dhe bashkëpunimi do të vazhdojë”, tha Rahmatullah Andar përmes një deklarate me video.

Që nga fillimi i tërheqjes nga Afganistani të trupave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e bashkuara, luftimet janë shtuar në mbarë vendin. Kryengritësit talibanë pretendojnë se brenda dy muajve të fundit kanë marrë nën kontroll më shumë se 100 nga 419 qarqet e vendit.

Një zëdhënës i misionit “Resolute Support” të NATO-s i tha agjencisë AFP se tërheqja e forcave të tyre po vazhdon në një mënyrë të rregullt dhe të koordinuar.

Përparimet e talibanëve kanë ngjallur frikën se ata synojnë të rimarrin me forcë kontrollin e Afganistanit sapo të gjitha forcat ndërkombëtare të largohen nga vendi. Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetete Bashkuara pushtoi Afganistanin në tetor 2001, vetëm disa ditë pas sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara që vranë gati 3,000 njerëz.

Ndërhyrja ushtarake rrëzoi nga pushteti talibanët islamistë pasi i kishin ofruar stehë të sigurtë drejtuesit të al-Kaidës Osma bin Laden dhe bashkëpunëtorëve të tij, për të cilët Uashingtoni tha se ishin pas sulmeve ndaj Shteteve të Bashkuara. Talibanët më vonë filluan një kryengritje vdekjeprurëse kundër trupave afgane dhe të huaja. Tani, ata aktualisht kontrollojnë ose kontestojnë gati gjysmën e territorit afgan.

Tërheqja e trupave të huaja vjen pas nga një marrëveshje të shkurtit 2020 të negociuar mes Uashingtonit dhe talibanëve për t’i dhënë fund asaj që ka qenë lufta më e gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Në bazë të marrëveshjes, kryengritësit ndaluan sulmet ndaj forcave ndërkombëtare dhe u zotuan të parandalonin terroristët që të përdorin territorin afgan për të kryer sulme ndaj vendeve të tjera.

Talibanët gjithashtu hapën shtatorin e kaluar bisedimet e paqes në Katar me përfaqësuesit e qeverisë afgane të mbështetur nga SHBA. Por që nga ajo kohë dialogu ka ngecur pa bërë ndonjë përparim të rëndësishëm. Gjithashtu procesi nuk i ka zbutur armiqësitë midis dy rivalëve afganë.

Komandanti amerikan i trupave të huaja në Afganistan tha të martën se ishte thellësisht i shqetësuar për përkeqësimin e situatës së sigurisë. Gjenerali Austin Scott Miller, i cili po mbikëqyr tërheqjen e trupave, u tha gazetarëve në kryeqytetin Kabul të Afganistanit se situata e përgjithshme e sigurisë “nuk është e mirë”. Ai tha se zgjerimi i territoreve nën kontrollin e kryengritësve përbënte shqetësim.

Projekti për Koston e Luftës i Universitetit Brown vlerësoi në muajin prill të këtij viti se lufta në Afganistan u kishte marrë jetën 241,000 njerëzve, përfshirë më shumë se 2,400 ushtarë amerikanë dhe i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara deri më tani 2.26 trilionë dollarë.

Për këtë raport u përdorën disa të dhëna nga Agjencia Franceze e Lajmeve, AFP. /VOA

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Nesër ndryshon sërish ora policore, ja cilat janë masat e reja që hyjnë në fuqi

Nesër ndryshon sërish ora policore, ja cilat janë masat e reja që hyjnë në fuqi

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com