GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VOA: McGonigal pranon fajin, enigma e 225 mijë USD që i dha Neza

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VOA: McGonigal pranon fajin, enigma e 225 mijë USD që i dha Neza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal pranoi fajësinë të martën lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension, për një oligark rus të cilin më parë ai e kishte hetuar.

Charles McGonigal, 55 vjeç, tha para një gjykate federale në qytetin e Nju Jorkut se ishte “thellësisht i penduar” për punën që bëri në vitin 2021 për industrialistin miliarder rus Oleg Deripaska.

Zoti McGonigal tha në gjykatë se mori mbi 17,000 dollarë nga Deripaska për ta ndihmuar atë që të mblidhte informacione negative për një tjetër oligark rus, i cili ishte konkurrent biznesi. Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj oligarkut Deripaska, që nga viti 2018, për arësye që lidhen me pushtimin e Krimesë nga Rusia.

Ish-agjenti McGonigal po përpiqej gjithashtu ta ndihmonte Deripaskën që të hiqej nga lista e sanksioneve, tha Ndihmësprokurorja federale Rebecca Dell dhe po ashtu kishte hyrë në negociata, së bashku me disa bashkëpunëtorë, për një shpërblim prej 650,000 deri në 3 milionë dollarë, në shkëmbim të kërkimit për dokumente elektronike, që mund të zbulonin rreth 500 milionë dollarë në pasuri, të fshehura nga rivali i tij në biznes.

Zoti McGonigal pranoi fajin për një akuzë të vetme dhe mund të përballet me pesë vite burg. Dënimi i tij do të shpallet në një seancë gjyqësore më 14 dhjetor.

Ish-agjenti McGonigal, i cili jeton në Nju Jork, është akuzuar veçmas në një gjykatë federale në Uashington, për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve, që dyshohet se i ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar, ndërsa punonte ende për FBI-në.

Charles McGonigal ishte agjent special në divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në vitin 2018. Ai mbikëqyrte hetimet e oligarkëve rusë, përfshirë Deripaska-n.

Gjykata e Uashingtonit i ka konfirmuar sanksionet kundër oligarkut Deripaska, duke nënvizuar provat se ai kishte vepruar si agjent i presidentit rus Vladimir Putin.

Zoti McGonigal tha se pagesa e Deripaskës për të, prej 17,500 dollarësh u krye nga një bankë në Qipro. Paratë u transferuan tek një kompani në Nju Xhersi, përpara se të depozitoheshin në llogarinë e tij bankare. Firma në Nju Xhersi, sipas aktpadive, i takonte shqiptaro-amerikanit, që i kishte dhënë ish-agjentit McGonigal, 225,000 dollarët, pjesë e aktapadisë tjetër ndaj tij në Uashington.

“Ky, siç mund ta imagjinoni, ka qenë një proces i dhimbshëm jo vetëm për mua, por për miqtë, familjen dhe të dashurit e mi. Marr përgjegjësinë e plotë, pasi veprimet e mia nuk kishin për qëllim kurrë që të dëmtonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, tha zoti McGonigal.

Zyrtari i lartë i sigurisë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Matthew G. Olsen, tha se “McGonigal e pranoi vetë se tradhtoi betimin dhe fshehu në mënyrë aktive punën e tij të paligjshme në shërbim të një oligarku rus nën sanksione”.

“Pranimi i fajit tregon vendosmërinë e Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur dhe çmontuar rrjetet e paligjshme që përdorin oligarkët rusë për t’iu shmangur sanksioneve dhe ligjeve tona”, tha Ndihmësprokurori i përgjithshëm Matthew Olsen, i cili drejton Drejtorinë e Sigurisë Kombëtare në Departamentin amerikan të Drejtësisë./Zëri i Amerikës/

Etiketa: hetimeKryesore1McGonigalVOA

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Superkupa e Europës, ja formacionet zyrtare të Sevilla-City

Superkupa e Europës, ja formacionet zyrtare të Sevilla-City

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com