GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VOA: Në PD rifilluan përplasjet për kreun e Grupit Parlamentar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha njoftoi se është kryetar grupi, ja si reagojnë deputetët (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në radhët e Partisë Demokratike të opozitës vazhdojnë e thellohen polemikat e ndarjeve dhe paqartësitë e përfaqësimit të grupit parlamentar të saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar Kuvendin se detyrën e kreut të grupit parlamentar ia ka deleguar nënkryetares së partisë, Flutura Açka.

Në njoftimin e zotit Basha në emër të grupit, citohen nene të statutit të partisë dhe të rregullores së bredshme të grupit parlamentar, si dhe bëhet e ditur kryesia e grupit me deputetët Kreshnik Çollaku, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e lexoi sot në seancën plenare dokumentin e nënshkruar nga zoti Basha, krahas një tjetër njoftimi, që kishte marrë nga deputeti Gazmend Bardhi, sipas të cilit “grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka bërë asnjë ndryshim të rregullores së vet dhe as të kryetarit të tij”.

Zoti Bardhi citoi Rregulloren e Kuvendit, sipas të cilës “grupet parlamentare miratojnë rregulloret e organizimit të brendshme të tyre dhe se është grupi parlamentar, që zgjedh kryetarin e vet”.

Ai tha se shumica socialiste nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike me provokime të papranueshme.

Por kryetarja e Kuvendit, Nikolla, tha se opozita është në një situatë konfuze dhe ka krijuar një situatë të paprecedent për institucionin.

“Konfuzionin tuaj nuk mund t’ia kaloni Kuvendit. Nuk e zgjedh unë kryetarin e grupit dhe as mbaj shënime si bëhen mbledhjet e grupeve. Rregullorja e Kuvendit përcakton se si zgjidhet kryetari i grupit. Këtë e bën grupi, por aty nuk thuhet se kush e njofton kryetaren e Kuvendit”, tha zonja Nikolla.

Ajo tha se ka kërkuar këshillim juridik nga institucioni dhe nëse do të jetë e nevojshme, do t’i drejtohet edhe këshillit për rregulloren dhe mandatet.

Kjo është hera e dytë që seanca plenare e Kuvendit përfshihet nga debatet mbi kryesimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, detyrë të cilën tani e pretendojnë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputeti Gazmend Bardhi.

Zoti Basha ka ardhur me këto vendime të reja pak ditë pasi u rizgjodh kryetar nga Kuvendi i Partisë, ku edhe u zgjodhën forumet e reja drejtuese të partisë, ndonëse përkrah tij janë një grup prej 10 deputetësh.

Ai theksoi si përparësi të Partisë Demokratike euro-atlantizmin, ndarjen nga berishizmi dhe mbështetjen e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit, duke i quajtur si bunkeri anti-amerikan të gjithë ata që ndjekin ish kryeministrin Berisha.

Ndarjet dhe përplasje mes grupeve sa vijnë e thellohen më tej në radhët e Partisë Demokratike prej dy vjetësh, pas shpalljes së ish kryeministrit Sali Berisha non grata nga SHBA-të për korrupsion dhe cënim të demokracisë.

Gazmend Bardhi organizoi disa ditë më parë një mbledhje të 40 deputetëve, që përkrahin atë si kryetar grupi parlamentar, si dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Të dy grupet u takuan pas dy vjet akuzash të ashpra ndaj njëri tjetrit mbi përgjegjësitë e përçarjes së opozitës. Ata theksuan se sot po unifikonin kështu aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së kryeministrit Rama.

Vëzhguesit vendas i referohen Partisë Demokratike nën drejtimin e zotit Basha si partia zyrtare, e cila megjithë numrat e pakët në Kuvend, po përpiqet të rindërtohet në bazë dhe në forume pas përçarjeve, që u shkaktuan nga lëvizja e Foltores e ish kryeministrit Berisha, dhe nga sulmi i dhunshëm kundër selisë së saj. /VOA/

Etiketa: BASHAKryesore1PDperplasjeVOA

Lajme të lidhura

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë
Aktualitet

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Para
Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, Kushi: Ka shkelje të rënda

“E hapur për bashkëpunim me opozitën”, Kushi jep mesazhin pas largimit si ministre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com