GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VOA: Opozita mbështet SPAK-un në hetimet për inceneratorët

20:23 - 15/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
VOA: Opozita mbështet SPAK-un në hetimet për inceneratorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, një ditë pasi ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u arrestua nga SPAK për korrupsion, opozita deklaroi se ai është vetëm maja e ajsbergut të një rrjeti të gjerë zyrtarësh të përfshirë në aferën e inceneratorëve, që shkon deri në krye të qeverisë.

Partia Demokratike shprehu mbështetje të plotë për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të thellojë hetimet për këtë abuzim të rëndë me financat publike, ku janë përfshirë një seri bashkiakësh, ministrash dhe zyrtarësh të niveleve më të larta. Një ditë pas arrestimit të ish ministrit të mjedisit për korrupsion dhe shpërdorim detyre me procedurat dhe kontratën e koncensionit të impiantit të mbetjeve urbane në Elbasan, opozita tha sot se ky është vetëm fillimi i një rrjeti korrupsioni, që shkon deri në nivelet më të larta qeveritare dhe ka përfshirë disa ministra dhe bashkiakë të tjerë socialistë.

Përfaqësues të Partisë Demokratike theksuan se ish ministri i arrestuar Lefter Koka është maja e ajsbergut të një afere korruptive të jashtëzakonshme, ku mafia e plehrave ka grabitur miliona euro, duke shkelur çdo ligj me ndihmën dhe lehtësirat e të gjithë piramidës qeveritare.

Përkrah drejtuesit të Partisë Demokratike, Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku, tha se ngjashëm me aferën korruptive me inceneratorin e Elbasanit janë edhe dy inceneratorët e tjerë në Fier dhe Tiranë, të tre së bashku kontrata që shkojnë në afro 400 milionë euro. Ajo theksoi se shkeljes së procedurave dhe nënshkrimeve të kontratave ne rastin e Elbasanit ia hapi rrugën me nxitim të madh vet qeveria, duke I kryer të gjithë procedurat brenda ditës. Zonja Tabaku renditi emrat e ish kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini, biznesmenit Klodian Zoto dhe ish ministrit Lefter Koka, të cilët filluan vargun e një serie shkeljesh ligjore, ku u përfshi me zell e gjithë qeveria, duke përmbyllur brenda 24 orëve 17 procedura dhe dokumente voluminoze për impiantin e Elbasanit.

Nga ana tjetër, qeveria dhe shumica socialiste ende nuk kanë reaguar për arrestimin e ish ministrit Lefter Koka, megjithëse ai ishte ministër i mjedisit 4 vjet në qeverinë e majtë PS-LSI dhe në zgjedhjet e fundit e ftuan të kandidonte në për deputet i PS-së në Durrës, mandat që e dorëzoi sapo e fitoi. Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, një nga emrat më të lakuar nga media dhe opozita për përfshirje në këtë aferë korruptive, deklaroi sot se përgjegjësitë janë individuale.

Edhe kryeministri Edi Rama ka mbajtur të njëjtin qëndrim sot në përgjigjen e dhënë një qytetari përmes Facebook, se “çështja e ish-ministrit me SPAK-un është çështje individuale” dhe se “Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt”. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ish ministri i financave Shkëlqim Cani u shkarkua menjëherë sapo refuzoi të nënshkruante këtë aferë, dhe pasuesi i tij, ministri i ri Arben Ahmetaj i firmosi pas pak ditësh të gjitha dokumentet që i hapnin rrugën mafies së plehrave. Po aq të përfshirë në aferat e 3 inceneratorëve, sipas tij, janë Damian Gjiknuri, Erjon Veliaj, Edi Rama.

Zoti Basha tha se opozita mbështet fuqishëm SPAK që t’i shkojë deri në fund me seriozitet këtyre hetimeve dhe të mos trembet nga presionet e mafias për ta bërë detyrën pjesërisht. “Partia Demokratike shpreh mbështetjen më të plotë për hetuesit dhe prokurorët që patën guximin për këtë arrestim dhe nisjen e kësaj çështjeje, megjithëse kanë patur presione të jashtëzakonshme nga mafia. Ata duhet të thellojnë hetimet me profesionalizëm dhe të mos tërhiqen pavarësisht se nëpër procedura hetimi do t’i përballë me zyrtarë shumë të lartë që janë përfshirë në këtë aferë kriminale korruptive” – tha zoti Basha.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u arrestua dje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për shpërdorim detyre dhe korrupsion me procedurat, kontratat dhe ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve urbane të Elbasanit, e cila shkonte në 21.6 milionë euro. Ish-ministri Koka, thuhet në njoftimin e SPAK, ka kërkuar dhe ka marrë nga dy shoqëritë përfitime monetare të tërthorta, duke krijuar me disa shoqëri të tjera skema fiktive për punime të pakryera, për të mbuluar korrupsionin e tij. SPAK ka lëshuar dhe dy urdhëra arresti të tjera, për Klodian Zoton dhe Stela Gugallën, të dy të shpallur në kërkim, ndërsa janë vënë nën sekuestro aksionet e tyre në kompanitë që administrojnë./VOA

Etiketa: inceneratorelefter kokaOpozitaSpakVOA

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Çmimi “Golden Boy”, Barcelona e ka rezervuar një vend për vitin 2022

Çmimi “Golden Boy”, Barcelona e ka rezervuar një vend për vitin 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com