GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VOA: Përkeqësohet situata e sigurisë në kampin al-Hol, dhuna në rritje pas vrasjes së një irakiani

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
VOA: Përkeqësohet situata e sigurisë në kampin al-Hol, dhuna në rritje pas vrasjes së një irakiani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Refugjatët irakianë në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë po shprehin shqetësime rreth dhunës në rritje brenda kampit pas vrasjes së një tjetër irakiani gjatë fundjavës, nga militantët e dyshuar të Shtetit Islamik. Kampi strehon dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë familjet e luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zana Omer njofton.

Situata e sigurisë në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë po përkeqësohet përsëri. Dhjetëra mijëra refugjatë irakianë dhe sirianë të zhvendosur jetojnë atje, së bashku me mijëra familje të luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik.

Gjatë fundjavës, një refugjat irakian u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë gjatë një sulmi nga një celulë e dyshuar e Shtetit Islamik. Sulmi e çon në 25 numrin e të vrarëve brenda kampit, që nga mesi i prillit.

Rritja e fundit e dhunës ka shqetësuar shumë refugjatë irakianë në al-Hol.

“Situata jonë po përkeqësohet nga këto vrasje. Po të ktheheshim në Irak dhe të qëndronim në një kamp tjetër refugjatësh, sinqerisht do të ishte më mirë se këtu”, thotë Um Abdullah, një refugjate irakiane.

Sipas autoriteteve kurde të kampit, në al-Hol jetojnë rreth 30,000 refugjatë irakianë.

Në mars, Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara filluan një operacion madhor për të frenuar sulmet e celulave të Shtetit Islamik brenda kampit. Më shumë se 125 operativë të dyshuar të IS-it u arrestuan gjatë fushatës.

Por banorët e kampit thonë se javët e fundit ka pasur një rritje të dhunës.

“Vrasja është bërë një dukuri e përditshme këtu. Pothuajse çdo ditë ata vrasin një ose dy njerëz në kamp”, thotë Rakan Mohammed, një refugjat irakian.

Zyrtarët e kampit thonë se sulmuesit përdorin thika dhe armë me silenciator kur vënë në shënjestër viktimat e tyre. Shumica e sulmeve kanë ndodhur gjatë natës, kur prania e forcave të sigurisë është e ulët.

“Mezi presim të zbardhi dita, sepse natën nuk i dihet kurrë se kush mund të hyjë në tendën tënde”, thotë Abu Ahmet, refugjat irakian.

Një zyrtar në kampin al-Hol i tha Zërit të Amerikës se të paktën 93 familje – gjithsej 380 persona – janë riatdhesuar nga kampi al-Hol që nga maji. Mes tyre edhe 19 shqiptarë. Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara, më shumë se 62,000 njerëz jetojnë ende në al-Hol, përfshirë rreth 40,000 fëmijë. /VOA

Etiketa: kampsiguri

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Ndërron jetë i moshuari në Delvinë, i shembet muri i banesës dhe e zë poshtë

Ndërron jetë 54 vjeçarja në Tiranë, e zë poshtë depozita e ujit

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com