GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VOA: Pritshmëritë e shqiptarëve ndaj SPAK janë të larta

18:57 - 29/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Pritshmëritë e shqiptarëve ndaj SPAK janë të larta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja, deklaroi sot se hetimet po vazhdojnë për tre inceneratorët në Tiranë, Fier e Elbasan si dhe për një seri denoncimesh mbi prokurimet publike.

Zoti Kraja, tha se, me plotësimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, rezultatet e luftës korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë më të shumta vitin e ri.

Opozita ka shprehur mbështetje të plotë për SPAK, që të thellojë luftën kundër korrupsionit qeveritar, e inkurajuar nga arrestimi i ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, u shpreh sot se kushdo që abuzon me fondet publike do të jetë subjekt i hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, i cili po fuqizohet dita ditës.

Zoti Kraja i bëri këto komente pas një mbledhje të përbashkët vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ky vit, sipas tij, ishte vit i konsolidimit të institucionit të ri dhe plotësimit të Byrosë Kombëtare të Hetimeve pas disa muajsh, ndërsa vitin e ri rezultatet do të jenë më të larta, se edhe hetimet janë të shumta.

“Për procedurat e prokurimeve publike ne kemi shumë procedime penale, që hetojmë. Burimi i informacionit dhe kallëzimet janë nga të githa fushat; nga Kontrolli i Shtetit, nga biznesmenë dhe individë të ndryshëm. Janë vlerësuar të gjitha dhe rezultatet janë publike. Ne kemi çuar për ndjekje penale dhe jemi në pritje të një vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore, që merret me menaxhimin e prokurimeve publike. Jemi shumë të fokusuar në punën tonë: Kushdo që abuzon me fondet publike do të jetë pa diskutim pjesë e hetimeve tona”, – tha drejtuesi i SPAK-ut.

Zoti Kraja tha se publikimi i të dhënave të qytetarëve nuk është kompetencë e punës së SPAK-ut, por për këtë po heton prokuroria e Tiranës, por mund t’u bashkohet atyre hetimeve nëse në to përfshihen subjekte që janë në kompetencën e SPAK.

Krahas hetimeve për tre inceneratorët, SPAK ka në duar edhe shumë çështje të tjera hetimore për abuzime të dyshuara me fondet publike, thotë ai.

“SPAK ka dy seksione: një që lufton krimin e organizuar dhe një që lufton korrupsionin. Në të dy seksionet jemi të përqëndruar; nuk dua ta kaloj më shumë në asnjë krah. Duhet të keni besim, që rezultatet do të jenë në vazhdimësi dhe më cilësore. Ka hetim për të tre inceneratorët. Çështja është në hetim dhe po vazhdojmë. Ne kemi çështje të hapura për shumë problematika, për shumë elementë dhe për rezultatet do të flasim, nuk mund të japim emra paraprakisht” – tha zoti Kraja.

Pritshmëritë e opinionit publik janë veçanërisht të larta ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Opozita gjatë gjithë kohës është shprehur për një kapje të drejtësisë nga Partia Socialiste në pushtet.

Megjithatë, pas arrestimit të ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka, për korrupsion me inceneratorin e Elbasanit, Partia Demokratike ka deklaruar mbështetje për SPAK në thellimin e luftës ndaj korrupsionit.

Shqipëria po kryen prej 5 vjetësh një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, ku gjatë vettingut janë larguar një numër i konsiderueshëm gjyqtarësh e prorkurorësh për pasuri të pajustifikuara, dhe prej 3 vjetësh ka themeluar institucionet e reja të tij./VOA/

Etiketa: KRAJAShqiperiSpakVOA

Lajme të lidhura

Kushtoi 1.2 milionë euro,  Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme  nga shembja e  rrugës
Aktualitet

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës

10:09 - 23/04/26
Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)
Aktualitet

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)

09:51 - 23/04/26
“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale
Aktualitet

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

08:55 - 23/04/26
Para
Rangnick nuk e fsheh zhgënjimin: Prisja ecuri më të madhe te United

Rangnick nuk e fsheh zhgënjimin: Prisja ecuri më të madhe te United

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar
Sport

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar

10:38 - 23/04/26

Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se ka përvetësuar...

Lexo më shumë
Kushtoi 1.2 milionë euro,  Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme  nga shembja e  rrugës

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës

10:09 - 23/04/26
Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)

09:51 - 23/04/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

09:35 - 23/04/26
“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

08:55 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com