GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

VOA: Rastet e reja, në nivelet më të larta që prej fillimit të pandemisë

20:11 - 08/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Covid -19 në Greqi, 3.628 raste të reja dhe 22 viktima në 24 orë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, rastet e reja me Covid 19 shënuan sot një tjetër pikë kritike, me 1079 të infektuar rishtazi. Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej 21 shkurtit, kur numri i të prekurve arriti kulmin që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020, me 1184 raste ditore.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se të infektuarit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në 57 nga 61 bashki që ka i gjithë vendi: 384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh, nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë.

Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) kapi kuotën e 16 përqind, në rritje krahasuar me mesataren e javës së fundit (31 gusht-6 shtator), kur ishte 15.1 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në të gjithë vendin numërohen 12.399 raste aktive, nga 53 të tillë që ishin në fund të muajit qershor. Mbi 61 përqind e rasteve aktive janë vetëm në tre qarqe Tiranë, Shkodër e Durrës, nga të cilat kryeqyteti mban rekordin me 4758 raste ose 38 përqind të totalit. Ndërsa në qarqet e tjera të vendit, rastet aktive janë poshtë kuotës së 1.000 të prekurve.

Në 24 orët e fundit edhe numri i viktimave u rrit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 5 humbje jete: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra. Ky është numri më i lartë i viktimave në këtë valë të re të pandemisë që ka mbërthyer vendin që prej muajit gusht.

Pacientët në spitalet COVID vijojnë të shtohen dita-ditës. Aktualisht janë 152 persona që kanë nevojë për trajtim të specializuar, mes të cilëve 18 janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet po bëjnë thirrje të përsëritura për vaksinimin e popullatës, ndërsa kanë vendosur që për momentin, të paktën mësuesit, studentët, stafet e universiteteve dhe personeli shëndetësor do duhet të jenë detyrimisht të vaksinuar brenda muajit. Në të kundërt ato do të duhet që në mënyrë periodike të paraqesin vërtetim për kryerjen e testimit, ku të kenë rezultuar negativë.

Aktualisht të dhënat e fundit flasin për 1.553.626 doza të kryera. Mbi 39 përqind e popullatës mbi 18 vjeç ( 872.116 persona) ka marrë të paktën një dozë, prej tyre 30.9 përqind të dyja dozat e vaksinës.

Lajme të lidhura

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja
Breaking Views

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Para
Dy vdekjet që “tronditën” Kosovën! Covid-19 i merr jetën 26-vjeçares dhe foshnjës 3 javëshe

Të infektuar me COVID, ndërron jetë çifti i mësuesve në Greqi, i biri në intubim

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com