GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodafone do të rrisë sërish çmimet e paketave me parapagesë dhe me kontratë

09:54 - 27/06/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vodafone do të rrisë sërish çmimet e paketave me parapagesë dhe me kontratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vodafone Albania do të shtrenjtojë përsëri çmimin e paketave celulare me parapagesë dhe me kontratë duke filluar nga data 1 korrik. Sipas njoftimit të kompanisë, çmimi për tre paketat kryesore me kontratë dhe me parapagesë do të rritet me 100 lekë për secilën.

Konkretisht, paketa 30 ditore me parapagesë Vodafone Easy do të riemërtohet në Vodafone Go dhe çmimi do të rritet nga 1000 lekë në 1100 lekë. Sasia e minutave dhe mesazheve të shkruara të paketës do të qëndrojë e njëjtë, përkatësisht 300 minuta dhe 300 SMS, ndërsa sasia e internetit do të rritet nga 1 GB (gigabyte) në 2 GB.

Paketa 30 ditore me parapagesë Vodafone Advance do të riemërtohet në Vodafone Run dhe çmimi do të rritet nga 1500 lekë në 1600 lekë. Njësitë e komunikimit do të ngelen të pandryshuara në 2000 minuta, 2000 SMS dhe 10 GB internet.

Paketa 30 ditore me parapagesë Vodafone Max do të riemërtohet në Vodafone Run dhe çmimi do të rritet nga 2000 lekë në 2100 lekë. Paketa do të vazhdojë të përmbajë 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS dhe 10 minuta ndërkombëtare, por sasia e internetit do të ulet nga 30 GB në 20 GB.

Ndryshime të ngjashme do të pësojnë edhe çmimet mujore të paketave me kontratë (paspagesë).

Paketa Vodafone Next Easy do të riemërtohet në Vodafone Next Go dhe çmimi do të rritet nga 900 lekë në 1000 lekë. Numri i minutave (300) dhe SMS-ve (300) të ngelet i njëjtë, por sasia e internetit do të rritet nga 1 GB në 3 GB.

Paketa me kontratë Vodafone Next Advance do të riemërtohet në Vodafone Next Go dhe tarifa mujore do të rritet nga 1400 lekë në 1500 lekë. Sasia e minutave (2000) dhe SMS-ve (2000) do të ngelet e njëjtë, ndërsa sasia e internetit do të rritet nga 10 GB në 15 GB.

Paketa me kontratë Vodafone Next Max do të riemërtohet në Vodafone Next Fly dhe tarifa mujore do të rritet nga 1900 lekë në 2000 lekë. Njësitë e komunikimit do të ngelen të pandryshuara në 3000 minuta kombëtare, 3000 SMS, 10 minuta ndërkombëtare dhe 30 GB internet.

Ky është viti i dytë radhazi që Vodafone Albania rrit çmimet e paketave mujore të komunikimit me parapagesë dhe kontratë. Një rritje e çmimeve, në inervalin 100-200 lekë, u aplikua edhe vitin e kaluar, nga të dy operatorët, Vodafone dhe One.

Kompania tjetër, One Albania, deri tani nuk ka njoftuar rritje të çmimit të paketave për këtë vit.

Mes gjysmës së dytë të vtit të kaluar dhe pjesës së parë të këtij viti, të dy operatorët kanë rritur gjithashtu çmimin e kartave SIM. Nga 200 lekë që ishte më parë, një kartë SIM e One Albania tashmë kushton 300 lekë, ndërsa një kartë SIM e Vodafone Albania kushton 500 lekë.

Ulja e numrit të operatorëve celularë, por edhe rezultatet e pakënaqshme financiare të tyre kanë sjellë qysh prej vitit të kaluar shtrenjtimin e paketave të komunikimit.

Ndërkohë, këtë vit pritet që të shpallet gara për licencat e para të teknologjisë 5G, që do të kërkojnë investime të reja nga operatorët celularë.

/Monitor.al/

Etiketa: Kryesore1Vodafone

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Grafiku në dy dekada/ Shteti i uli shpenzimet për shëndetësinë dhe pagesat nga xhepi u rritën në nivel rekord

Grafiku në dy dekada/ Shteti i uli shpenzimet për shëndetësinë dhe pagesat nga xhepi u rritën në nivel rekord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com