GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, Prokuroria nis hetimet mbi dy punonjëset e postës në Devoll

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet ndaj dy punonjësve të degës së Postës Shqiptare në Bilisht, pasi akuzohen se zhvatën 22 milionë lekë nga fondet e pensioneve dhe ndihmave ekonomike. Bëhet fjalë për shtetaset P.Sh, përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç, arkëtare në Degën Postare Bilisht.

Organi i akuzës bën me dije se hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e degës. Hetimet u nxitën nga një kontroll i brendshëm administrativ, i cili evidentoi mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes së arkës, dokumentacionit kontabël dhe të dhënave në sistemin elektronik.

Sipas verifikimeve paraprake, gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash. Sipas Prokurorisë, janë konstatuar firma mandatesh jashtë zyrës postare, mandate pa shuma të shënuara, mospërputhje në shumat e dorëzuara dhe shkelje me librin e arkës.

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë informon opinionin publik se, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës së Postare Korçë, janë kryer veprime të shumta hetimore lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me fondet publike në Degën Postare Bilisht.

Hetimet nisën pas një kontrolli të brendshëm administrativ, ku u konstatuan mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes faktike të arkës, dokumentacionit financiar justifikues dhe të dhënave të pasqyruara në sistemin elektronik financiar. Nga verifikimet paraprake, rezultoi se gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash, përmes manipulimit të mandateve të pagesave, ndërhyrjeve në të dhënat e sistemit financiar, si dhe administrimit të parregullt të dokumentacionit kontabël.

Materiali hetimor i administruar deri në këto momente ka evidentuar raste të pasqyrimit të rremë të të dhënave financiare, firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare, firmosje mandatesh pa shuma konkrete, mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumentacion, si dhe mosmbajtje të rregullt të librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij. Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekspertimit financiar.

Në kuadër të këtij procedimi penal, pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaj shtetaseve P.Sh. përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç arkëtare në Degën Postare Bilisht është caktuar fillimisht masa e sigurimit personal në mungesë. Pas ekzekutimit të kësaj mase dhe zhvillimit të seancës për marrjen në pyetje të tyre, Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj të dyja shtetaseve.

Shtetaset P.Sh. dhe E.Ç. dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal. Gjatë hetimeve janë kryer sekuestrime të dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike, si dhe janë marrë deklarime nga persona të përfshirë dhe persona që kanë dijeni për rastin, ndërkohë që po vijon edhe analiza e komunikimeve elektronike të administruara.

Prokuroria, po vijon hetimet për sqarimin e plotë të mekanizmit të dyshuar të përvetësimit të fondeve, për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të dëmit të shkaktuar.

Prokuroria thekson se të gjithë personat e proceduar gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata, ndërsa informimi i opinionit publik do të vijojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Etiketa: hetimepensioneposte

Lajme të lidhura

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Para
Organizatat e medias kundër draftit për shpifjen: Nuk përmbush standardet e BE-së!

Organizatat e medias kundër draftit për shpifjen: Nuk përmbush standardet e BE-së!

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet