GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodhën dy turistë gjermanë, arrestohet 18 vjeçari në Himarë

09:55 - 23/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vodhën dy turistë gjermanë, arrestohet 18 vjeçari në Himarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vodhën një shumë parash, tabletë, celularë dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermanë, brenda pak orëve, Policia identifikoi dhe kapi autorët.

Një prej autorëve u vu në pranga, ndërsa autori tjetër, për shkak të moshës, po ndiqet penalisht.

Policia ka sekuestruar shumën e parave dhe sendet e vjedhura, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë ua ka dorëzuar turistëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e dy turistëve të huaj, të parkuar në plazhin “Lapardha”, Lukovë, ishin vjedhur një shumë parash dhe sende personale, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 22”, u bë e mundur identifikimi i autorëve.

Në vijim të operacionit u bë kapja dhe shoqërimi i autorëve të dyshuar, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i shumës së parave dhe i sendeve të vjedhura.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

– F. Q., 18 vjeç, banues në Lukovë.

Ndërsa për autorin tjetër, 13-vjeçarin, nisi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë i kanë rikthyer shumën e parave dhe sendet e tjera të vjedhura dy turistëve gjerman, të cilët kanë falënderuar për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar për gjetjen dhe kthimin e sendeve të tyre.

Policia e Vlorës bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes në ruajtjen e sendeve të tyre personale dhe me vlerë, si dhe të telefonojnë menjëherë në numrat e policisë  për çdo problem.

Etiketa: TuristeVodhen

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
I kanë bërë magji? Fjoralba Ponari shokohet nga ajo çfarë gjeti në shtëpi (VIDEO)

I kanë bërë magji? Fjoralba Ponari shokohet nga ajo çfarë gjeti në shtëpi (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com