GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodhën mijëra euro në bashkëpunim, nënë e bir dalin para gjykatës

09:02 - 09/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vodhën mijëra euro në bashkëpunim, nënë e bir dalin para gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit të tyre për vjedhjen e mijërave eurove në banesat ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Të dy këta persona akuzohen se kanë vjedhur në total rreth 700 mijë euro. Havier Dobi, reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

Ndërkohë hetimet për  vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e ish-shefes së kabnietit të ministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, ka marrë një tjetër rrjedhë.

Krahas hetimeve të policisë, për origjinën e parave të gjetura në shtëpinë e pastrueses së saj, Rozeta Dobi dhe djalit të saj, Havierit është përfshirë edhe Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit po kryen verifikime lidhur burimin e të ardhurave të ish-zyrtares.

Dyshimet janë ngritur pas gjetjes së një tjetër sasie parash këtë të dielë në banesën e nënë e bir. Blutë e kryeqytetit u rikthyen për kontroll pas informacioneve të marra dhe në tubin e aspirimit gjetën 404 800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri.

Policia ende nuk ka zbuluar nëse edhe këto para u vodhën në banesën e Alda Klosit, apo në shtëpi të tjera ku Rozeta Dobi kishte punuar si pastruese. Historia nisi pas denoncimit të bërë më 15 Dhjetor nga Alda Klosi për vjedhjen e banesës. 2 të arrestuarit u mbajtën nën vëzhgim dhe u zbulua se ata kishin hyrë në banesë nëpërmjet një çelësi të kopjuar.

Ata kishin krijuar rrëmujë në banesë me qëllim që vjedhja të dukej si grabitje, megjithatë provat e administruara nga policia kanë çuar në identifikimin e tyre. Policia sekuestroi edhe 3 automjete që dyshohet se u blenë me paratë e grabitura. Përpara hetuesve, 2 të arrestuarit kanë pranuar krimin.

Etiketa: arrestGjykateShtëpiVjedhje

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
“Për ty, botën”, Donaldi i bën dedikim special Borës për ditëlindje

“Për ty, botën”, Donaldi i bën dedikim special Borës për ditëlindje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com