GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodhën një kasafortë para dy vjetësh në Korçë, zbulohen 3 autorët

12:51 - 08/06/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vodhën një kasafortë para dy vjetësh në Korçë, zbulohen 3 autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vjedhje e ndodhur në dhjetor 2023 në fshatin Goskovë të Korçës, ku u morën 600 mijë lekë të rinj (rreth 6 milionë të vjetra), është zbardhur nga Policia pas një hetimi të gjatë.

Tre persona janë identifikuar si autorë të ngjarjes, mes tyre një i mitur dhe një i dënuar për vepër tjetër penale. Njëri u arrestua, tjetrit iu ekzekutua masa e sigurisë në burg, ndërsa i mituri do të hetohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë së Korçës:

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Goskova”

Zbardhet vjedhja e ndodhur në banesën e shtetasit A. S., ku u vodhën 600.000 lekë të rinj, ngjarje e ndodhur më datë 04.12.2023, në fshatin Goskovë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 2-vjeçar, dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes në banesën e shtetasit Andi Snaço (që ndodhet në burg në Reç).

Vihet në pranga 1 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë për autorin e dytë që aktualisht ndodhet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një vepër tjetër penale, si dhe procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçar.

Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i vjedhjes së kasafortës në banesën e shtetasit A. S., në fshatin Goskovë, Korçë, ku dyshohet se është vjedhur një shumë parash prej 600.000 lekësh të rinj.

Në vijim të hetimeve rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë detyruar djalin e shtetasit A. S. që të gjente çelësin e kasafortës që ndodhej në banesën e tij dhe të merrte shumën e parave prej kasafortës.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë për shtetasin A. Ç., 21 vjeç, banues në Goskovë (i arrestuar për një vepër tjetër penale), dhe u arrestua shtetasi Samuel  Tepexhik, 24 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Gjithashtu, u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 16-vjeçarin (nipin e pronarit të banesës), i dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

gijotina.com/

Etiketa: Vjedhje

Lajme të lidhura

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig
Breaking Views

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu
Breaking Views

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26
Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge
Aktualitet

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

22:30 - 02/02/26
Para
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale ndalohet nga policia serbe, reagon avokati i tij

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale ndalohet nga policia serbe, reagon avokati i tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig
Breaking Views

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26

RB Leipzig ka njoftuar zyrtarisht huazimin e sulmuesi të Brighton, Brajan Gruda. Talenti me prejardhje shqiptare rikthehet në Bundesliga, ku...

Lexo më shumë
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26
Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

Maltë/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet belge

22:30 - 02/02/26
Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur

Skandal te “Komuna e Parisit”: Këshilltarja e Petrit Malajt i zapton banesën këngëtarit të njohur

22:08 - 02/02/26
Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë

Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë

21:46 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com