GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

 “Vodhën” topin e Messit, dy vëllezërit refuzuan ofertën e sheikëve

14:31 - 24/12/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
 “Vodhën” topin e Messit, dy vëllezërit refuzuan ofertën e sheikëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E gjithë Argjentina është ende në delir për triumfin e Kupës së Botës në Katar. Askush nuk do ta harrojë kurrë se me kë dhe ku ishte, pasi Messi dhe shokët e tij mundën Francën me penallti për të fituar Kupën e Botës. Më me fat ishin ata që mundën ta dëshmonin triumfin “live”. Ndër ta spikasin ata që arritën të kishin një kujtim nga stadiumi “Lusail”. Mes tyre janë padyshim dy vëllezër, protagonistë të një historie shumë të veçantë.

Juan dhe Ignacio janë nga qyteti Castelar, në perëndim të Buenos Aires, dhe arritën ta ndiqnin Argjentinën e tyre në Katar, madje duke qenë në stadium edhe finalen e Kupës së Botës. Krahas gëzimit të papërmbajtshëm dhe të paharrueshëm për titullin, dy të afërmit e gjakut morën në shtëpi edhe topin me të cilin Messi shënoi golin për rezultatin 3-2, atë që u duk se i dha Argjentinës Botërorin dhe tërboi Francën.

Por si ia dolën ata në këtë arritje? Kanë qenë vëllezërit, ata që kanë treguar për “Telefes”: “Në të vërtetë ishim shumë me fat, sepse është topi më i rëndësishëm i çdo goli në 30 vitet e fundit. Ishim me fat që një nga lojtarët e kombëtares argjentinase e shkelmoi topin drejt sektorit ku qëndronim ne, na ra shumë pranë”.

Veprimi të cilit ata i referohen është ai në të cilin Paulo Dybala, në rolin e mbrojtësit arriti të frenojë Mbappen e egërsuar në zonën e tij të penalltisë. Sulmuesi i Romës e goditi topin me dhunë, duke spastruar zonën e tij: “Nuk e morëm ne topin në fillim, por një francez. I shpjegova se topi duhej t’i kthehej policisë, francezi ma dha mua, ma dorëzoi. Pastaj nuk ia dhashë më askujt, për asgjë në botë”.

Me pak fjalë, me pak zgjuarsi ia dolën ta mbanin topin, duke bindur edhe policinë: “Një nga policët erdhi të më kërkonte dhe nuk munda t’ia jepja. Ai më tha: Në rregull, topi është i yti”. Me atë top, pra, Leo Messi shënoi për avantazhin 3-2, para se Mbappé të barazonte gjithçka 3-3 dhe më pas ta çonte finalen te penalltitë.

Ashtu si idhujt e tyre, edhe Ignacio dhe Juan kanë punuar mirë si ekip, me këtë të fundit që kishte për detyrë t’i shpërqendronte të gjithë. Në fakt, kur topi mbërriti në tribunë, të dy arritën të maskoheshin duke u ulur mbi të dhe më pas u larguan mes njerëzve.

Topi është tamam si në fushë, nuk është shfryrë, e kanë mbajtur gjithmonë nën vëzhgim gjatë udhëtimit me avion. Një xhevahir i vërtetë që do ta ruajnë me xhelozi. Mjafton të thuhet se ata kishin refuzuar një oferte prej 21.000 dollarësh (më shumë se 19.000 euro) nga sheikët e Katarit. Ata mund t’i thoshin “po” vetëm Leo Messit. Nëse “La Pulce” do ta donte, vëllezërit do të ishin gati t’ia dërgonin deri në Rosario.

Sólo vengo a decir que este despeje de dybala también vale media copa. pic.twitter.com/wjQNip399r

— DK (@kanidatz) December 21, 2022

Etiketa: GoliMessisheikeTopi

Lajme të lidhura

Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…
Breaking Views

Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…

19:10 - 30/03/26
Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët
Breaking Views

Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët

17:54 - 30/03/26
Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë
Breaking Views

Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë

17:46 - 30/03/26
Para
Italia e kërkon si anëtar të “Los Blancos”, lirohet Eldi Dizdari

Italia e kërkon si anëtar të "Los Blancos”, lirohet Eldi Dizdari

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26

SPAK ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit. Kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys...

Lexo më shumë
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

Braçe del kundër Ramës? Deputeti: Manastirliu u vu me urgjencë, të zgjidhet kandidati sipas statutit

22:36 - 30/03/26
Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

Spanjë/ Banda e shqiptarëve grabiste bankomatet duke i shkulur, kërkohen 55 vite burg

21:58 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com