GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodhi dy automjete brenda 24 orëve, arrestohet 26-vjeçari (Emri)

11:33 - 15/06/25
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Vodhi dy automjete brenda 24 orëve, arrestohet 26-vjeçari (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi akuzohet për vjedhje. Policia bën të ditur se Françesko Doçi ka kryer dy vjedhje në qytetin e Laçit brenda 24 orëve. Gjithashtu është sekuestruar si prova materiale automjeti i vjedhur dhe sendet e tjera të vjedhura. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestojnë në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh. Sekuestrohen si prova materiale automjeti i vjedhur dhe sendet e tjera të vjedhura.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, të parkuar në qytetin e Laçit, Policia organizoi veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit dhe identifikimin e autorit.

Falë informacioneve të grumbulluara, automjeti u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku u kap në flagrancë edhe autori i dyshuar, Françesko Doçi, 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po tentonte të largohej me automjetin, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se po ky shtetas, më datë 13.06.2025, kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të shtetasit B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 26-vjeçari F. D., për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: automjeteVjedhje

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”, PD: Vetëm SPAK s’i sheh

“Magazinierët e Salillarit bëhen nga Rama pronarë parqesh fotovoltaike”, PD: Vetëm SPAK s’i sheh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com