GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodhi lekët e pensioneve dhe u zhduk, shpallet në kërkim punonjësi i Postës Shqiptare në Peshkopi

16:22 - 10/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vodhi lekët e pensioneve dhe u zhduk, shpallet në kërkim punonjësi i Postës Shqiptare në Peshkopi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim punonjësin e Postës Shqiptare në Peshkopi, pasi ka grabitur një shumë të madhe parash që ishin të destinuara për pensionistët në zonë dhe është zhdukur pa gjurmë. Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhjen e një shume prej 50 milionë lekësh të vjetra të pensionistëve dhe familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në Njësinë Administrative Kastriot.

Policia është vënë në lëvizje pas transmetimit në emisionin investigativ “Fiks Fare” dhe shpallën në kërkim 33-vjeçarin Gazmir Hasi, 33 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve.

Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 64-vjeçarit me inicialet Xh. D., banues në Peshkopi, me detyrë shef i Zyrës së Shërbimit dhe Marketingut pranë Postës sh.a. filiali Mat, dega Dibër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Posta Dibër ka zëvendësuar lekët e vjedhura dhe ka nisur shpërndarjen e tyre për çdo përfitues që ankohet se nuk i ka marrë lekët.

Kanë qenë banorë të Njësisë Kastriot ata që kanë denoncuar pak ditë më parë se nuk kishin marrë pensionet që duhet të merrnin në muajin maj, të cilat 33-vjeçari, Gazmir Hysi duhet t’i dorëzonte. Ata thanë se postieri ishte zhdukur pa gjurmë, duke deklaruar se kishte blerë shtëpi në Tiranë me paratë e vjedhura, ndërsa të tjerë pretendonin se ka ikur në Dubai sipas ankesave në “Fiks Fare”. Nga ana tjetër, drejtori i Postës, Ilir Vranici, tregoi shumën që kishte tërhequr punonjësi.

“Punonjësi Gazmir Hasi ka tërhequr 11.4 milionë lekë të reja pensione dhe 5.7 milionë lekë ndihmë sociale për muajin maj 2022. Ka filluar t’i shpërndajë. Kemi pasur probleme me vonesa” – tha drejtori. Më tej, pohon se ka urdhëruar që ky punonjës mos të tërheqë më para nga arka e Postës, por të merret dikush tjetër.

“Kam ngritur grup pune për të verifikuar rastin. Nuk e kam denoncuar në polici se s’ka dalë raporti i kontrollit” – thotë drejtori. Ai pranon faktin që punonjësi ka blerë shtëpi në Tiranë, por sipas tij, ka marrë një pjesë të vogël me qëllim për t’i rikthyer sërish.

“Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë…”, shton ai.

 

 

Etiketa: kerkimleketpeshkopiPosta Shqiptarepunonjesivodhizhduk

Lajme të lidhura

Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë
Aktualitet

Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë

18:39 - 27/02/26
Foka mesdhetare dhuron spektakël në brigjet e Parkut Karaburun-Sazan
Aktualitet

Foka mesdhetare dhuron spektakël në brigjet e Parkut Karaburun-Sazan

17:43 - 27/02/26
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

15:25 - 27/02/26
Para
Kopjuan nga shqiptarët, kapet drogë brenda kontejnerit me banane në Selanik

Kopjuan nga shqiptarët, kapet drogë brenda kontejnerit me banane në Selanik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplas këmbësorët, një i vdekur dhe 39 të plagosur
Botë

Tramvaji del nga shinat në Milano dhe përplas këmbësorët, një i vdekur dhe 39 të plagosur

18:55 - 27/02/26

Një tramvaj i linjës në Milano ka dalë nga shinat, duke goditur një ndërtesë dhe përplasi disa persona, ku një...

Lexo më shumë
Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë

Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë

18:39 - 27/02/26
Foka mesdhetare dhuron spektakël në brigjet e Parkut Karaburun-Sazan

Foka mesdhetare dhuron spektakël në brigjet e Parkut Karaburun-Sazan

17:43 - 27/02/26
Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor

Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor

17:25 - 27/02/26
Zbulohen detyrat në Gaza të trupave shqiptare: Çmilitarizim dhe çmontimi i infrastrukturës terroriste

Zbulohen detyrat në Gaza të trupave shqiptare: Çmilitarizim dhe çmontimi i infrastrukturës terroriste

17:05 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com