GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi: Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin

10:46 - 04/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vokshi: Perdja e propagandës ra, PD po informon faktorin ndërkombëtar për krimet e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka akuzuar Edi Ramën, duke deklaruar se propaganda qeveritare nuk mund të mbulojë realitetin, që sipas saj, është përkeqësuar ndjeshëm në aspektin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Vokshi u shpreh se “makineria e stërmadhe e propagandës” e Ramës financohet sipas saj nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke ndikuar që një pjesë e ndërkombëtarëve të mos e njohin situatën reale në vend.

Vokshi deklaroi ndër të tjera se gjatë një misioni të EPP-së, i përbërë nga rreth 30 anëtarë nga 20 shtete, situata në Shqipëri është cilësuar si “shokuese” nga shumica e pjesëmarrësve, duke përmendur krimin e organizuar, përfshirjen e tij në zgjedhje, narko-ekonominë, korrupsionin dhe kontrollin mbi median e shoqërinë civile.

“Unë mendoj që edhe propaganda mund të funksionojë deri diku, por nuk mund të mbulojë pafundësisht situatën reale në Shqipëri. Pra makineria e stërmadhe e propagandës së Edi Ramës, që furnizohet në mënyrë të vazhdueshme nga para, të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, ka bërë që një pjesë e miqve, një pjesë e evropianëve, një pjesë e ndërkombëtarëve, mos të njohin situatën reale në Shqipëri. Por, për shkak edhe të punës intensive të Partisë Demokratike, të kolegëve të mi në Partinë Demokratike, timen, bëmë të mundur që të paktën vitin e fundit ne të mund t’ia shpjegojmë, së pari partive si motra, formacioneve politike të qendrës së djathtë dhe të EPP-së, ku ne bëjmë pjesë, të CDI-së, të IDU-së ku mund të përmend faktin që në EPP janë 14 kryeministra.

Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me parti anëtare të EPP-së, por parti në pushtet, apo edhe parti të tjera që janë anëtare të EPP-së apo të CDI-së apo të IDU-së, që janë ose parti në pushtet ose në koalicione qeverisëse. Pra, puna që ne kemi bërë ka qenë intensive dhe kemi informuar pra, si formacionet politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë, të cilat kanë rezultuar në shtatë rezoluta ku përmenden të gjitha problematikat.

Kemi informuar dhe riinformuar dhe kancelaritë e ndryshme dhe parlamentet e vendeve të ndryshme. Kjo ka bërë që tashmë një pjesë e mirë ta njohin Edi Ramën. Ta njohin si autokrat, jo si kryeministër që vesh atlete të bardha, si atë që pretendon që është sportist, artist e tjerë e tjerë. Po ta njohin për atë çka është në të vërtetë. Atë që i thotë llafe të bukura, apo atë që duan të dëgjojnë evropianët apo ndërkombëtarët, dhe që është një autokrat që shkel të drejtat në mënyrë të vazhdueshme, të drejtat e qytetarëve të tij.

Misioni i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, e bëri shumë të qartë. E tha shumë qartë kreu i delegacionit, zoti McAllister, i cili në fakt u referua dhe në, publikimin e fundit për korrupsionin në Shqipëri, ku korrupsioni është ulur me 11 vende vetëm në një vit. Si dhe përmendi që  imuniteti, drejtësia, janë vija të kuqe, të cilat Edi Rama nuk mund t’i kalojë. Rivendosja e shtetit ligjor dhe rikthimi në demokraci, janë kritere, janë kushte pa të cilat Shqipëria nuk bën dot hapa përpara në mbylljen e kapitujve, pra në procesin e në procesin e integrimit.  I dëgjuat në vetë të parë të gjitha shqetësimet. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar, korrupsioni, zgjedhje jo të lira dhe të ndershme. Pra, i dëgjuat dhe vetë nga kreu i misionit të EPP-së, të gjitha shqetësimet që ishin prezantuar. Media e kontrolluar, shoqëria civile e kontrolluar. Pra, ju i dëgjuat vetë nga kreu i misionit të EPP-së të gjitha, një pjesë të shqetësimeve të ndara në shumë takime intensive që misioni i EPP-së, i përbërë nga 30 anëtarë, që vinin nga 20 shtete të ndryshme, ishin, prezantuar pra, përgjatë gjithë ditës. Të them një, element.  Mbas Shqipërisë, misioni i EPP-së, vajti në Mal të Zi. Sepse partia në pushtet, e kryeministrit aktual në Malin e Zi, ka bërë një aplikim për të qenë anëtare e EPP-së.  Sipas praktikës që ka EPP-ja, një ky mision vajti, bëri takime në Mal të Zi dhe në përfundim patëm një drekë konkluzionesh, të gjithë misionit. Vetëm misioni jonë, pra, ku u bë një përmbledhje e konkluzioneve të vizitës në Shqipëri dhe të vizitës në Mal të Zi.

Pothuajse 90% e anëtarëve të misionit kanë përmendur fjalën shokuese kur flitej për Shqipërinë.

Por në konkluzionet e misionit u nda situata në Shqipëri, shokuese, për krimin, për përfshirjen e krimit në zgjedhje, për për narko, për narko-ekonominë, për korrupsionin, për mosfunksionimin e shtetit ligjor, për hapa pas të demokracisë, për kapjen e mediave dhe kontrollin e e shoqërisë civile. Ndërkohë që u evidentua që Mali i Zi vërtet ka bërë hapa përsa i përket, qoftë mbylljes së kapitujve dhe parashikoni që në fund të vitit të mbyllin një pjesë shumë të mirë të kapitujve dhe në 2028-ën t’i mbyllnin të gjitha kapitujt dhe të pranoheshin pra, me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Në ndërkohë që për të gjithë ishte situatë shokuese”- ka deklaruar Vokshi.

Etiketa: europaKryesore1RamaVokshi

Lajme të lidhura

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike
Aktualitet

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike

12:33 - 04/03/26
‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë
Aktualitet

‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë

12:25 - 04/03/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku kundër rritjes së çmimeve të karburanteve: Abuzim i pastër në kurriz të qytetarëve

11:42 - 04/03/26
Para
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, njëri përfundon anës rrugës dhe tjetri në kanal

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, njëri përfundon anës rrugës dhe tjetri në kanal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike
Aktualitet

Ndahet nga jeta Tomorr Dosti, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike

12:33 - 04/03/26

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike në dy legjislatura, Tomor Dosti. Dosti ishte edhe nënkryetar i...

Lexo më shumë
‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë

‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë

12:25 - 04/03/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku kundër rritjes së çmimeve të karburanteve: Abuzim i pastër në kurriz të qytetarëve

11:42 - 04/03/26
A do të bjerë çmimi i bukës në Shqipëri? Ukraina nis eksportin e grurit

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas rrit edhe çmimin e bukës në Korçë, arrin në 150 lekë

11:38 - 04/03/26
Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

“Partizani është ekipi i momentit, por nuk jemi të trembur”, Ivan Gvozdenovic beson te përmbysja

11:28 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com