GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista nga lidhja shtet-krim po deformojnë ekonominë shqiptare…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg se pastrimi i parave dhe narko-ekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare dhe po përbëjnë rrezik për gjithë Evropën.

Vokshi theksoi se vetëm 1–2% e aseteve kriminale konfiskohen, ndërsa rrjetet e pastrimit të parave operojnë me mekanizma gjithnjë e më të sofistikuar dhe ndërkombëtarë.

Ajo vuri në dukje sektorin e ndërtimit si pikën më problematike në Shqipëri, ku investimet e mëdha nuk justifikohen nga kreditimi bankar dhe kërkesa reale në treg, duke ngritur dyshime për burime të paligjshme financimi.

Deputetja paralajmëroi për pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi, nga dobësimi i eksporteve te rritja e pabarazisë dhe emigrimit, ndërsa theksoi se fenomeni nuk mbetet brenda kufijve.

Fjala e plotë në shqip:

Faleminderit, znj. Drejtuese,

Të nderuar kolegë,

Po – do ta mbështes këtë protokoll shtesë, sepse këto ndryshime janë më shumë se të nevojshme.

Sot, vetëm 1% deri në 2% e aseteve kriminale konfiskohen realisht, ndërkohë që metodat për fshehjen e parave janë bërë më të sofistikuara, më të shpejta dhe më globale.

Ndërsa lexoja raportin, nuk mund të mos shihja vendin tim në të.

Lidhja shtet-krim në Shqipëri është më e dukshme në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ku paratë e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, pastrohen në shkallë masive nën mbulesën e zhvillimit urban dhe investimeve të huaja.

Bumi i kullave luksoze dhe resorteve bregdetare pasqyron një narkoekonomi të mbështetur nga korrupsioni në bashkëpunim me shtetin.

– Pesha e ndërtimit arriti në 12% të PBB-së në vitin 2024;

– Kredia bankare për ndërtimin ishte vetëm 22%, duke ngritur pyetjen se si është financuar pjesa më e madhe e ndërtimit.

– Ndërtimi është një sektor me kthim të lartë të fitimit, nga 15% deri në 25%.

– Në vitin 2023, kishte 52 mijë apartamente bosh, me një nivel prej rreth 40% të boshatisura.

– 12 milionë metra katrorë leje ndërtimi janë dhënë në Tiranë gjatë shtatë viteve të fundit.

– Ndërkohë, vetëm rreth 1 milion metra katrorë në vit do të ishte nevoja reale për t’u ndërtuar në nivel kombëtar.

Fluksi masiv i parave të paligjshme ka sjellë pasoja të rënda makroekonomike, përfshirë zhvlerësimin e ndjeshëm të euros (30%) dhe dollarit amerikan (35%), duke dëmtuar eksportet dhe prodhimin vendas.

Në të njëjtën kohë, 1.1 milion shqiptarë kanë emigruar drejt hapësirës Shengen në dekadën e fundit, ndërsa gjysma e popullsisë mbetet në rrezik varfërie.

Të marra së bashku, këto zhvillime tregojnë se pastrimi i parave, korrupsioni dhe narko – ekonomia janë të rrënjosura në mënyrë strukturore, duke përbërë një rrezik serioz jo vetëm për ekonominë dhe qeverisjen në Shqipëri, por edhe për rajonin dhe sigurinë evropiane.

Pse ka rëndësi kjo cështje që po trajtoj?

Nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë: paratë që pastrohen aty qarkullojnë lirshëm në të gjithë Evropën, duke shtrembëruar ekonominë e tregut, duke minuar konkurrencën e ndershme dhe duke rrezikuar sigurinë tonë kolektive.

Pse është i rëndësishëm ky protokoll?

Sepse më në fund na jep një tjetër mjet për të reaguar:

– – për të ndjekur paratë,

– – për të ngrirë dhe konfiskuar asetet në mënyrë efektive

– – për të vepruar shpejt përtej kufijve dhe

– për të adresuar realitetet moderne si kriptovalutat dhe skemat komplekse financiare.

Pa goditur fitimet nga krimi, ne nuk mund të luftojmë korrupsionin – por e lejojmë atë të rritet. Dhe pikërisht për këtë arsye ky protokoll nuk është vetëm i nevojshëm, por është urgjent!

Etiketa: Kryesore1StrasburgVokshi

Lajme të lidhura

Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari kërkon nga Gjykata të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD
Breaking Views

Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari kërkon nga Gjykata të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD

19:20 - 14/05/26
Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë
Breaking Views

Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë

18:02 - 14/05/26
PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet
Breaking Views

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet

17:06 - 14/05/26
Para
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit

Denoncimi i PD: Bashkia e Tiranës hap procedurat e kredive të buta, por e-Albania nuk punon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari kërkon nga Gjykata të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD
Breaking Views

Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari kërkon nga Gjykata të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD

19:20 - 14/05/26

Evi Kokalari është i drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi, ku kërkon anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë...

Lexo më shumë
Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë

Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë

18:02 - 14/05/26
PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet

17:06 - 14/05/26
Rikthehet në burg Lefter Koka, vendimi për inceneratorin e Tiranës

Rikthehet në burg Lefter Koka, vendimi për inceneratorin e Tiranës

16:00 - 14/05/26
Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën

15:28 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com