GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi akuzon mazhorancën: Si po tentohet bllokimi i hetimit për 200 mln euro koncesione në Shëndetësi/ FOTO

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vokshi akuzon mazhorancën: Si po tentohet bllokimi i hetimit për 200 mln euro koncesione në Shëndetësi/ FOTO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi akuzon mazhorancën se po tenton të fshehë transparencën për 200 mln euro koncesione të firmosura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe pasardhësja e tij, Ogerta Manastirliu.

Gjatë një deklarate për mediat, Vokshi tha se socialistët po përjashtojnë opozitën, duke shmangur mbledhjet e komisionit për miratimin e rendit të ditës. Sipas saj, anëtarët e mazhorancës kanë firmosur një dokument ku përmes firmave pretendojnë se kanë votuar për caktimin e rendit të ditës së hetimorit.

Sipas vendimit që kanë marrë socialistët me firmat e tyre, ata do të vizitojnë institucionet zbatuese të kontratave që janë objekte hetimore të komisioniit parlamentar.

Vokshi tha se një lëvizje e tillë nga ana e mazhorancës është cenim i rëndë i procedurave parlamentare.

“Aktualisht, Partia Socialiste ka bllokuar çdo veprim normal në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Jam sot këtu për t’ju njohur me një akt të ri të deputetëve të Edi Ramës, që turpëron Parlamentin dhe tallet me qytetarët shqiptarë, që përplasen dyerve të spitaleve publike, pa marrë shërbimin e duhur dhe duke shpenzuar qindra mijëra, shpesh edhe miliona lekë në ditë për t’u kuruar në spitale private.  Në një akt të paprecedentë, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur se opozita nuk i duhet më komisionit dhe rolin e kryetarit që thërret mbledhjet dhe drejton punën e komisionit, e kanë zëvendësuar, duke shpikur votimin me firma. Sipas kësaj procedure antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, socialistët kanë vendosur dje, në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi. Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptarëve për të shkuar në spitale apo qendra shëndetësore, në një tur propagandistik, për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët që paguajnë 80 e ca mijë për një set sterilizimi, që duhet tëkushtonte shumë më pak, dhe sesa mirë ndihen gratë nga chek up-i, kur u vjen përgjigja fiktive se vuajnë nga prostata”, tha ajo.

 

Etiketa: Albana Vokshi

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Tentoi të kaloj kufirin me lekë të padeklaruara, nis hetimi për 29-vjeçarin! Sekuestrohen 10 mijë euro

Tentoi të kaloj kufirin me lekë të padeklaruara, nis hetimi për 29-vjeçarin! Sekuestrohen 10 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com