GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vokshi: Antikushtetues vendimi i parlamentit për t’u mohuar gazetarëve informim dhe raportim nga Kuvendi

12:14 - 06/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vokshi: Antikushtetues vendimi i parlamentit për t’u mohuar gazetarëve informim dhe raportim nga Kuvendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike kundërshtoi si antidemokratik dhe antikushtetues vendimin e parlamentit për t’u mohuar gazetarëve informim dhe raportim të lirë nga Kuvendi i Shqipërisë. Ish Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, e konsideroi si antikushtetues dhe dhunim të fjalës së lirë vendimin që ndalon gazetarët të hyjnë lirisht në parlament dhe të raportojnë lirisht për punën e deputetëve.

“Pa fjalë të lirë, nuk mund të ketë votë të lirë, nuk ekziston as shoqëria e lirë. Në këtë drejtim, vendi ynë vazhdon të bëjë hapa mbrapa me ritme alarmante.

Me nje vendim antidemokratik, media ndalohet të marrë pjesë në komisionet parlamentare, aty ku diskutohen ligjet, ndalohet të pyesë deputetët, ndalohet të jetë aty ku ngjarja ndodh. Në vend të informimit të plotë të publikut, gazetarët urdhërohen të komunikojnë me publikun vetëm përmes pamjeve të regjisë së centralizuar të kuvendit. Vebdimi antidemokratik, antikushtetues, i detyron gazetarët të qendrojnë të izoluar në një dhomë, të rrethuar nga Garda e pushtetit.

Vendimi që pengon gazetarët në punën e tyre të informimit me transparencë dhe paanësi të publikut, i pari i këtij dimensioni pas 30 vitesh parlamentarizëm, është marrë në mungesë të plotë transparence nga parlamenti monopartiak me opozitën e emëruar.

Vendimi antidemokratik, nuk është konsultuar me shoqatat dhe grupet e gazetarëve dhe e përsëris me shumë shqetësim, është, në shkelje te të drejtave Kushtetuese për informim, kuadrit ligjor, konventave ndërkombëtare, si dhe vetë frymës se transparencës dhe hapjes me mediat që përcjell ndër vite Rregullorja e Kuvendit.

Bunkerizimi i Kuvendit, njësoj si bunkerizimi i qeverisë së Ramës përmes ERTV-së, ka vetëm një fjalë për t’u përshkruar- Censurë.

Në gjuhën e perëndimit, ku liria e medias është themeli i zhvillimit të shoqërisë, kjo do të thotë se kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kushdo që u shërben atyre për të censuruar mediat, janë armiq publikë!

Ndalimi i gazetarëve për të raportuar lirisht nga Kuvendi i Shqipërisë është vendimi antikushtetues. Partia Demokratike do të jetë në krah të mediave për ta zhbërë këtë vendim, që cënon të drejtën kushtetuese për informim.

Kuvendi i Shqipërisë është zemra e një demokracie. Nga zgjedhjet e 25 prillit, ne kemi një deformim të rëndë të këtij organi jetik, por ai do të pushojë së rrahuri plotësisht, nëse media detyrohet të shohë me sytë e pushtetit dhe të flasë me gojën e një pushteti të vjedhur!”- u shpreh Vokshi.

Ajo i bëri këto komente në hapjen e konferencës dyditore për fushatën zgjedhore dhe komunikimin që LDGSH po e organizon në bashkëpunim me fondacionin suedez “Jarl Hjalmarson Foundation” i Partise simotër Moderata. Albana Vokshi është kryetare e LDGSH-së. Organizata partnere e PD, me rreth 10 mijë anëtare të reja, që ka bërë riorganizimin para zgjedhjeve me synim shndërrimin e saj në një strukturë elektorale, që forcon zërin dhe rolin e grave në politikë. 

Etiketa: Albana VokshiKuvendi

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Petrit Vasili: Peng i kujt është Rama që shkel veten për kufirin detar me Greqinë?!

Petrit Vasili: Peng i kujt është Rama që shkel veten për kufirin detar me Greqinë?!

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com