GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi e revoltuar: Keni rrëmbyer komisionin e vetëm të opozitës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vokshi e revoltuar: Keni rrëmbyer komisionin e vetëm të opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi nisi punën me akuzat e kryetares, Albana Vokshi deputetes demokrate ndaj socialistëve.

Vokshi tha se socialistët po përpiqen të mbyllin komisionin me qëllim që të fshehin abuzimet me koncesionet e shëndetësisë.

Gjithashtu ajo kërkoi të nisin procedurat për masa disiplinore ndaj Ndrecës dhe administratës që ‘ka penguar hetimin parlamentar’ siç thotë ajo.

“Pavarësisht se mbledhjet duhet të kenë afat 48 orë për t’u përgatitur, sikurse e shikoni opozita i është përgjigjur kërkesës urgjente për të vijuar punën e komisionit.

Unë dua të them që është gabim i madh të mendosh se mund të bësh marrëveshje me këta që janë këtu. Ashtu si drejtuesi i tyre, Edi Rama, nuk dinë çfarë është fjala, nuk kanë besë, nuk njohin Kushtetutë. Çdo mbledhje ka qenë në shkelje të ligjit që e kanë ndryshuar vetë, ka qenë në shkelje të Kushtetutës, ka qenë në shkelje të pikave të rregullores.

Nuk ka asnjë mbledhje tjetër sot. Por kanë vendosur ta heqin kompetencën dhe kanë caktuar këtë sallë, ku nuk menaxhohet dot mbledhja, ndërkohë që salla tjetër ku kemi bërë mbledhje është bosh. Nuk ekziston rregullore. Kanë kaluar kompetencat, bashkë me sekretariatin e Kuvendit. I kanë të gjitha, kanë qeverinë, qeverisjen qendrore, kanë parlamentin, kanë krijuar komisione antikorrupsion, ministri antikorrupison.

Nuk u mjafton. E kanë rrëmbyer edhe këtë komision. Kanë rrëmbyer agjendën, kanë rrëmbyer dëshmitarët.  Shikoni, s’ka deputetë të opozitës, sepse i kanë përjashtuar me firmën e vetë. A mund të ketë vijueshmëri normale të një komisioni hetimor, në mungesë të deputetëve që e kanë kërkuar këtë komision. Si mendoni se deputetët e mazhorancën do hetojnë vetë korrupsionin e Edi Ramën. Të vetmin komision që ka opozita, e keni rrëmbyer. Ku po shkoni mo. Mirë që shkruajta sot mos e filloni mbledhjen, se ishit të gatshëm për të filluar. Ku ka komision që është rrëmbyer në këtë komision. Është rrëmbyer nga personi që janë subjekt i SPAK. Dhe të gjithë silleni njëlloj, si një masë amorfe, a keni një fije deputeti, nuk do të jeni më deputetë, se do të jenë ata të TikTok-ut të Edi Ramës. Juve vetë s’mund ta pranoni këtë. Si mund të rrëmbeni agjendën e komisionit me forcë, me dhunë. E keni rrëmbyer se nuk doni të bëni transparencë”, u shpreh ajo.

Vokshi u shpreh se kanë kërkuar nga Sekretariati i Etikës që të përjashtojë deputetët që ajo i quajti dhunues.

“Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët  dhunues verbale, Plarent Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe”, tha Vokshi.

“I kemi dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të fillojë procedurat parlamentare për zëvendësimin e zv.kryetarit dhe sekretarit të komisionit që kanë shkelur rregulloren dhe ligjin për komisionet hetimore. Të paralajmëroi 6 deputetët e tjerë për shkeljet që janë bërë në këtë komision. Të urdhërojë lejimin e anëtarëve të opozitës në Komisionin Hetimor. Komisionet hetimore funksionojnë me ligje të veçanta. 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent.

Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët  dhunues verbale, Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe, të nisë masave disiplinor për sekretarin e përgjithshëm dhe gjitha administratës që ka penguar komisionin. Kemi bërë kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetëve dhunues për këta deputetë, kemi përgatitur edhe kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin parlamentar.”, u shpreh ajo.

 

 

Etiketa: KomisionVokshi

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Para
Jurgis Çyrbja merret i pandehur, akuzohet për shpërdorim detyre

Jurgis Çyrbja merret i pandehur, akuzohet për shpërdorim detyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com