GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD, njëkohësisht edhe zëvendëspresidente e EPP Women, Albana Vokshi, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, denoncoi emigrimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, duke e cilësuar atë një krizë të rëndë të demokracisë.

Gjatë fjalës së saj ,Vokshi theksoi se mbi 1.1 milion shqiptarë janë larguar në dekadën e fundit, kryesisht të rinj, ndërsa mungesa e shpresës, përjashtimi politik dhe rrjetet e patronazhit po i detyrojnë ata të braktisin vendin.

Ligjvënësja demokrate paralajmëroi gjithashtu se largimi i rinisë, po minon përfaqësimin demokratik dhe të ardhmen e vendit.

Deklarata e plotë:

I nderuar Kryetar, të nderuar kolegë,

Falënderoj raportuesit për raportin e tyre dhe për ngritjen e kësaj çështjeje jetike.

Në Shqipëri, studentët dhe të rinjtë kanë bërë histori. Në vitet 1990, ata u ngritën dhe rrëzuan diktaturën komuniste.

Historia na mëson cila është fuqia e rinisë.

–          Kur rinia ngrihet, regjimet bien!

–          Kur rinia largohet, demokracia gërryhet!

Sot, Shqipëria po përballet me eksod të rinisë.

Sipas Eurostat-it, vetëm në dekadën e fundit, 1.1 milion shqiptarë janë larguar drejt vendeve të BE-së. 78% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 34 vjeç. 80% e studentëve, 59% e maturantëve dhe 95% e atyre që studiojnë jashtë vendit duan të largohen dhe të mos kthehen më.

Raporti i fundit i Tranzicionit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i publikuar disa javë më parë, e konfirmon këtë alarm. Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë së saj përmes emigracionit dhe një e katërta e qytetarëve me arsim të lartë janë larguar.

Kjo nuk është një krizë ekonomike, kjo është një krizë e demokracisë!

Sepse kur të rinjtë largohen, ata nuk marrin me vete vetëm aftësitë e tyre, por edhe zërin e tyre, votën e tyre dhe fuqinë për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse.

Pasoja është thellësisht shqetësuese.

Zgjedhjet në vendet tona po vendosen gjithnjë e më shumë nga ata që mbeten, jo nga ata që do të jetojnë në të ardhmen.

Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, mbi 42% e votuesve ishin pensionistë.

Të rinjtë largohen sepse u mungon shpresa; sepse ndihen të përjashtuar politikisht dhe të papërfaqësuar; sepse administrata publike është e kapur nga rrjete patronazhi dhe jo nga merita; sepse nuk përballojnë dot strehimin, nuk gjejnë punë dinjitoze, nuk përballojnë koston e lartë të jetesës dhe varfërinë në rritje të të rinjve.

Emigrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë janë tashmë një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë.

Kjo Asamble e ka dhënë përgjigjen!

Nëse duam që të rinjtë të qëndrojnë, duhet t’u japim dinjitet, mundësi dhe një zë të vërtetë, që ata të mos largohen nga vendi, por të dëgjohen dhe të kontribuojnë për të ardhmen e vendit.

Ju faleminderit shumë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Partia Demokratike (@pdshqiperi)

 

Etiketa: riniaStrasburgVokshi

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale

Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com