GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi: Perdja e propagandës ra, PD po informon faktorin ndërkombëtar për krimet e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vokshi: Perdja e propagandës ra, PD po informon faktorin ndërkombëtar për krimet e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi mbajti fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar në një intervistë televizive se “perdja e propagandës së Edi Ramës, e paguar me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka filluar të bjerë”.

Vokshi tha se krahas angazhimit në terren, ekipi i Sali Berishës dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore po informojnë intensivisht edhe faktorin ndërkombëtar.

Deputetja theksoi se interesimi për zhvillimet në Shqipëri është i lartë jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama për përfitime financiare personale dhe mbrojtje nga ndëshkimi për krimet e kryera. Ajo përmendi si krime shpopullimin, mungesën e barnave, dhe institucionalizimin e korrupsionit në vend.

“Tashmë të gjithë po flasim për Shqipërinë, ajo perdja që Edi Rama ishte munduar, dhe e kishte vënë, e kishte realizuar në fakt, e propagandës së stërmadhe të tij, paguar me paratë e korrupsionit, paguar me paratë që vinin nga krimi i organizuar, tashmë ka filluar të bjerë, ka filluar, po bie në mënyrë intensive.
Ne nuk po punojmë vetëm me faktorin kombëtar, pra fushata zyrtare hapet nesër por ndërkohë është bërë me dije ekipi i Sali Berishës, Partisë Demokratike dhe i Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Janë bërë takime për prezantimin e tyre në qarqe dhe qytete, bashki të ndryshme, por në mënyrë intensive po informohet edhe faktori ndërkombëtar.

Është e rëndësishme, është kruciale që çdo person, çdo dashamirës, çdo mik, dhe ju siguroj që ka aq shumë miq të Shqipërisë jo vetëm në Europë por kudo në botë, janë të interesuar të dinë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Karrigia e kryeministrit i sjell përfitime ekonomike, financiare Edi Ramës dhe familjes së tij, si dhe mbrojtje për krimet që ai ka bërë, sepse mund të them, Edi Rama ka bërë krime. Është krim shpopullimi, është krim mos-sigurimi i fondeve të mjaftueshme për barna dhe ilaçe, është krim lejimi dhe promovimi dhe mbrojtja e korrupsionit në Shqipëri i cili tashmë është institucionalizuar.“, tha Vokshi.

Etiketa: Kryesore1nderkombetarRamaVokshi

Lajme të lidhura

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

12:52 - 21/08/26
Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Para
“Disiplina” e FSHF merr vendimet pas derbit, gjoba për sjelljet e tifozerive

Flamurtari “masakrohet” nga DISIPLINA, nuk shpëtojnë as Tirana me Partizanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

Një zhvillim i papritur ka tronditur gjyqin për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona. Mbrojtja ka vënë në pikëpyetje...

Lexo më shumë
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

12:52 - 21/08/26
Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com