GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vokshi: PS nuk do transparencë mbi hetimet për shëndetësinë, por bllokim

11:31 - 24/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vokshi: PS nuk do transparencë mbi hetimet për shëndetësinë, por bllokim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e komisionit për hetimin e koncesioneve në Shëndetësi, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat nga Kuvendi akuzoi deputët e Partisë Socialiste se po përpiqen të mbulojnë korrupsionin nëpërmjet bllokimit të kërkesave për informacion.

Ajo tha se PS ka kërkuar që në shkresat e ekspertëve të hiqen emrat e personave që kanë kryer Check-Up-in, gjë që sipas deputetes pengon zbardhjen e shkeljeve që fshihen pas këtij koncesioni.

Sipas Vokshit, qëllimi i mazhorancës është që të mos bëjë transparencë, por të bllokojë punën e Komisionit.

Po ashtu deputetja demokrate denoncoi Plarent Ndrecën se ka fyer dhe intimiduar ekspertët.

“Mbledhja e parë e komisionit u organizua në datë 25 mars. Sot, një muaj që PS me urdhër të Ramës për të mos bërë transparencë dhe për të mbuluar korrupsionin galopantë në shëndetësi kanë vendosur të bllokojnë kërkesat për informacion.

Një muaj refuzojnë të kalojnë në komision kërkesat. Ekspertët e PD Franci Nuri dhe Meri Likaj janë dakordësuar për numrin më të madh të shkresave vetëm për 3 shkresa ekspertët e PS kërkuan të heqin fjalët korrupsion madhor si dhe refuzonin të jepeshin emrat e personave që kanë kryer Check-Up-in. Më besoni këtu është shkelja më e madhe. Ka emra personash që nuk jetojnë më, jetojnë jashtë dhe nuk janë parë në Shqipëri. Është një bazë e mirë për të vërtetuar shkeljet që janë bërë.

Dua të identifikoj faktin që ekspertët e PS kanë qenë bashkëpunues, por dje e bllokuan në Komisionin Parlamentar.

Nënkryetari dhe sekretari gënjyen duke thënë se shkresat nuk i kemi marrë, ndërkohë që ja kam dërguar të gjitha shkresat.

Një tjetër çështje që dua të them është se nuk duan të bëjnë transparencë. Dje ata votuan kundër që të kalonin shkresat për informacion.

Edhe planin hetimor që vetë e dorëzuan refuzuan që ta lexonin. Ai është plani i tyre. Refuzuan sepse ai nuk është plan për të hetuar, por për të bllokuar komisionin hetimor.

Plarent Ndreca ka fyer, ka intimiduar ekspertët nëse ata do merrnin fjalën do ndesheshin me padi për shpërdorim të detyrës”, tha Vokshi.

Mes debateve, mbledhja e djeshme e komisionit të Shëndetësisë, u shty për të enjten (25 prill) në orën 11:00.

 

Etiketa: hetimeshendetesiVokshi

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Turqit, të parët në botë për numrin më të lartë të partnerëve seksual, e fundit…/ FOTO

Turqit, të parët në botë për numrin më të lartë të partnerëve seksual, e fundit…/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com