GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi: SPAK nuk ka reaguar, do dorëzoj kallëzime të reja për check up-in dhe sterilizimin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vokshi: SPAK nuk ka reaguar, do dorëzoj kallëzime të reja për check up-in dhe sterilizimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar mungesën e veprimit nga SPAK lidhur me kallëzimet dhe denoncimet për korrupsionin në sistemin shëndetësor dhe mungesën e medikamenteve jetësore.

Ajo tha se që nga gushti i vitit të kaluar nuk ka asnjë informacion për ecurinë e hetimeve, ndërsa nuk është marrë asnjë masë ng Qeveria për sigurimin e kurave dhe medikamenteve apo për ndëshkimin e përgjegjësve.

Sipas Vokshit, pavarësisht kallëzimeve të bëra, situata mbetet e pandryshuar dhe nuk ka reagim nga institucionet përkatëse. Deputetja demokrate bëri me dije se javën e ardhshme do të dorëzojë një sërë kallëzimesh të reja që lidhen me çështje të ndryshme, duke përfshirë ish-ministrat Ilir Beqja dhe Ogerta Manastirliu. Kallëzimet ndaj Manastirliut përfshijnë tenderat sekretë, ndryshimin e kontratës për sterilizimin dhe menaxhimin e check up-it, për të cilat sipas saj nuk është marrë asnjë masë hetimore.

Vokshi ngriti shqetësime edhe mbi shpërndarjen e fondeve në shëndetësi, duke theksuar se vetëm 7% e buxhetit të QSUT-së shkon për onkologjinë, ndërsa programi i sterilizimit merr 30%. Në këtë kuadër, ajo paralajmëroi dorëzimin e kallëzimeve të tjera për këto çështje.

“Nuk ka asnjë informacion, që nga gushti i vitit të kaluar, jo vetëm kaq, jo vetëm SPAK nuk ka reaguar, por nuk është marrë asnjë masë në mënyrë që të ketë sigurim të kurave, sigurim të medikamenteve, asnjë masë disiplinore në lidhje me denoncimin. Është njësoj siç ka qenë më parë. Bëhen kallëzime, nuk ndodh asgjë në QSUT.

Unë kam bërë shumë kallëzime dhe të tjera po vijnë. Që javën që vjen, kam një sërë kallëzimesh të tjera, duke filluar që nga Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu. Kam për Ogerta Manastirliun jo vetëm një kallëzim, por më shumë, si për check-up-in ashtu edhe për sterilizimin, sepse Ogerta Manastirliu nuk hetohet për asgjë, as për tenderat sekretë, as për sterilizimin që ndryshoi kontratën duke e përkeqësuar atë, as për check-up-in që nuk mori asnjë masë as për ta kontrolluar.

Dhe më e keqja, se u përmend buxheti, a e dini ju që i gjithë onkologjiku merr rreth 7% të buxhetit të QSUT-së, ndërkohë që sterilizimi merr 30%? Që javën që vjen, unë do të dërgoj kallëzime të tjera, qoftë për Ilir Beqjan, kallëzime të tjera që janë të lidhura me sterilizimin dhe me check-up-in”, deklaroi Vokshi.

Etiketa: SpakVokshi

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë
Aktualitet

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit
Aktualitet

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Para
GJKKO e la në burg, Veliaj sulmon nga qelia prokurorin: Si ma kurdisi paçavuren për të më arrestuar

Nga prepotenca në dëshpërim, vetëshkatërrimi i Erion Veliajt në 11 hapa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com