GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi-kreut të SPAK-ut: Pse nuk hetoni AKSHI-n dhe patronazhistët e PS? Ballukun nuk mund ta mbroni dot

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Vokshi-kreut të SPAK-ut: Pse nuk hetoni AKSHI-n dhe patronazhistët e PS? Ballukun nuk mund ta mbroni dot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ngriti një sërë shqetësimesh që i cilësoi alarmante gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Posaçëm për Reformën Parlamentare me drejtuesin e SPAK, Klodian Braho.

Ajo akuzoi Prokurorinë e Posaçme për mosveprim ndaj asaj që e konsideroi si një nga fenomenet më të rënda që ka cenuar procesin zgjedhor në Shqipëri: sistemin e patronazhimit.

Sipas Vokshit, prej vitit 2021 Partia Demokratike ka depozituar dhjetëra kallëzime penale dhe prova të detajuara për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, përfshirjen e administratës publike në patronazhim dhe krime të tjera zgjedhore, por, sipas saj, asnjë prej këtyre denoncimeve nuk ka marrë përgjigje efektive nga SPAK.

Deputetja kërkoi shpjegime edhe për mungesën e hetimeve ndaj AKSHI-t dhe zyrtarëve të lartë që, sipas pretendimeve të opozitës, kanë administruar këtë sistem.

Albana Vokshi: Këto pyetje… E para duke pasur parasysh që në anën tjetër të tavolinës kemi kokën e sistemit të patronazhimit të Partisë Socialiste. Kemi kryepatronazhistët e Partisë Socialiste. Unë nuk kam as më të voglën shpresë që ky komision do ketë vullnetin që ta trajtojë këtë çështje dhe të gjejë edhe zgjidhjen e saj. Për minimalisht dy prej anëtarëve të Partisë Socialiste unë kam dërguar disa kallëzime penale në SPAK. Në 2021-shin kam dërguar në SPAK tre kallëzime penale.

Një për ish-ministren e Shëndetësisë, zonjën Manastirliu, një për ish-ministrin e Drejtësisë, zotin Ulsi Manja dhe një për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Dhe kush është rezultati? Dhe kam dhënë të dhëna të detajuara për secilin prej tyre në kallëzimet e mia, se si shpërdorohej sistemi i patronazhimit në zyrat elektorale të njësisë 9, të njësisë 11 dhe në Bashkinë Tiranë në përgjithësi.

Dhe kur them të dhëna të detajuara, kam dhënë emrat e drejtorëve, kam dhënë emrat e zëvendësministrave, të ministrave, kam dhënë emrat e gjithë një pjese të administratës që ishte përfshirë në patronazhim. Dhe po flas për 2021-shin.

Po ashtu, si Parti Demokratike dhe opozitë kemi dërguar disa kallëzime në zgjedhjet lokale të 2023-shit. Të detajuara, me emër mbi emër, me institucione. Në 2025-n po ashtu, personalisht kam dërguar disa kallëzime në SPAK. Kam dërguar dhe në Prokurorinë e Tiranës apo në prokuroritë e tjera, por në SPAK kam dërguar përsëri për zonjën Manastirliu, kam dërguar përsëri për ministra, ish-ministra apo deputetë. Pra, është një investim i kohës dhe energjisë sime, të Partisë Demokratike, të kolegëve të mi për t’i shkruar, për të gjetur faktet.

Tek ky libri që kemi botuar dhe jua kemi dërguar një kopje… vetëm në 2025-n për zgjedhjet, kemi evidentuar mbi 2500 shkelje zgjedhore, krime zgjedhore. Jua kemi dërguar një kopje. E keni të lehtësisht të përdorshme se e kemi bërë dhe me QR code, vetëm mund të vini me telefon, ta vini telefonin tek QR code dhe të shihni shkeljen zgjedhore. Një pjesë e mirë e tyre lidhen me sistemin e patronazhimit. Deri më sot, asnjë fjalë, edhe në raportin tuaj, asnjë fjalë në lidhje me këtë fenomen.

Që kur doli në dritë në 2021-shin, rrodhi emrat e 910 mijë votuesve. Dhe kush ishin patronazhistët? Jam e sigurt që ju vetë ishit pjesë e të patronazhuarve, familjet tuaja janë pjesë e të patronazhuarve. Unë personalisht kam pasur… dhe jua kam dërguar dhe juve… kam pasur tabelat që i prodhonte AKSHI, duke marrë të gjitha të dhënat personale të votuesve.

A është hetuar AKSHI në lidhje me sistemin e patronazhimit? Se kur e kam unë një tabelë të tillë, sigurisht që ju mund ta kishit. Kur janë bërë denoncime pafund për sistemin e patronazhimit, unë besoj që minimalisht ju duhet të kishit nisur një hetim. Sepse është fenomeni më negativ, është kontrolli i jetës së çdo votuesi, të çdo familjeje. Janë vjedhur të gjitha të dhënat personale… numri personal, telefoni, adresa, ku bëjnë shkollën fëmijët, kush janë mësuesit e fëmijëve.

Kush i patronazhon mësuesit? Drejtuesit patronazhistë të shkollave. Mjekët, infermierët, drejtuesit e qendrave shëndetësore. Kemi dërguar në 2025-n tabela të Belinda Ballukut që se si patronazhonte të gjithë qarkun Fier, jo vetëm votuesit në Shqipëri, por dhe votuesit e diasporës. Kam lexuar aty komente rrëqethëse, që thonin ‘është i sëmurë mendor’, ‘është në prag të vdekjes, po e marrim me barelë për ta çuar për të votuar’, ‘është me pampers, duhet t’i çojmë për disa votues’.

Pyetjen e bëra dhe po e sqaroj dhe do e bëj prapë. Tani mos më ndërhy, se unë nuk jam këtu që të flas atë që doni juve. Unë do flas për fakte… po flas me fakte dhe mos më ndërhy të lutem. Jo librin. Jo librin dhe nuk ka pse hidhesh përpjetë kur përmendet emri i Belindës se nuk është se bëni sikur e mbroni, po nuk e mbroni në fakt. Tani nëse ky komision është ngritur… në qoftë se më ndërhyn… a ka mundësi të mos më ndërhysh? A ka mundësi të mos më ndërhysh? Pra, në databazën e patronazhimit ka çdo gjë. Çdo familje është vulnerabël. Është krim zgjedhor, është krimi më i madh zgjedhor.

Dhe ju s’e përmendni asnjëherë patronazhimin në asnjë raport tuajin. Pse? A keni ndërmend që të hetoni për patronazhimin? Të gjithë ministrat janë patronazhistë. E thashë, keni kokën e patronazhimit të Partisë Socialiste këtu në këtë sallë. Dhe nuk mund të mbyllni sytë sikur s’po ndodh asgjë, kur çdo qytetar shqiptar është i survejuar, i spiunuar, i denigruar, i gjobitur. Vota blihet prej patronazhistëve, që në familje. Kur shkon në familje dhe e shantazhon për ndihmën ekonomike, për shërbimin shëndetësor, për licencën, për tapitë, për hipotekat e shtëpive, për çdo gjë që nevojitet. Është i shantazhuar nga patronazhisti, i cili patronazhon edhe votimin derisa hidhet vota në kutinë e votimit. Janë turma, i shihni përballë çdo qendre votimi, është krim elektoral.

Pra, a keni bërë juve ndonjë hetim për këtë? Mos më ndërhy. Unë e di që të dhëmb, e di që të dhëmb se jeni juve që keni keqpërdorur të dhënat personale. Ti i pari si drejtues politik, ti i pari dhe të gjithë juve. Më lejo… e di që i kam bërë zyrtarisht të gjitha. Po përmend gjithçka që e kam bërë zyrtarisht në SPAK. S’më heq dot fjalën ti mua, nxirr pështymë sa të duash. Nuk më heq dot të drejtën e fjalës.

Ti vetë e ke keqpërdorur të gjithë sistemin dhe të gjithë ju që jeni aty mbrapa. Ndaj ju vjen keq. Të gjithë neve jemi të patronazhuar, të spiunuar, vota është devijuar prej patronazhimit. Pyetja është ajo që bëra në fillim: a e keni hetuar patronazhimin? Pse nuk ka asnjë fjalë në raportin tuaj për këtë? A do e hetoni sistemin e patronazhimit? A do hetoni AKSHI-n?

Dhe kush është fati i kallëzimit penal për Belinda Ballukun, e cila përmendet edhe në raportin e ODIHR-it? Juve thatë që është vetëm opinion. Jo, ODIHR-i ju ka dhënë fakte. Ka thënë Belinda Balluku është koordinatore politike dhe ja u ka thënë edhe faktin, krimin, ja u ka thënë dhe qarqet ku ka vepruar krimi. Unë vetë kam denoncuar krimin zgjedhor, bandat kriminale në Vorë… asgjë s’është hapur hetim. Faleminderit.

Klodian Braho: Në dispozitat e Kodit Penal, nuk ka një vepër penale që të ndëshkojë penalisht patronazhimin, dhe aq më tepër kjo vepër penale të jetë kompetencë e SPAK. SPAK ka dy vepra penale në kompetencë, korrupsion aktiv në zgjedhje dhe korrupsion pasiv në zgjedhje. Nëse një person tjetër ka nxjerrë të dhëna personale të publikut apo edhe tonë, është një vepër tjetër penale që nuk është kompetencë e SPAK, por e prokurorive të juridiksionit të zakonshëm. Cështja nëse në këtë veprimtari mund të jenë përfshirë persona që janë kompetencë e SPAK, duhet parë rast pas rasti. Nuk është as vendi dhe as seanca dhe është detyrim im ligjor që të mos diskutoj për çështje të veçanta. Por në prill të këtij viti, ju kemi informuar për secilin rast që keni kallëzuar vendimmarrjet që ka marrë prokuroria.

Etiketa: BallukuKryesore1SpakVokshi

Lajme të lidhura

Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët në Düsseldorf me thirrje: “Jep dorëheqjen”
Aktualitet

Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët në Düsseldorf me thirrje: “Jep dorëheqjen”

12:55 - 01/07/26
Berisha: Diktaturat si të Edi Ramës mund të shfarosin kombin, lëvizja e të rinjve është një mrekulli
Aktualitet

Berisha: Diktaturat si të Edi Ramës mund të shfarosin kombin, lëvizja e të rinjve është një mrekulli

12:47 - 01/07/26
Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen deputetin demokrat: Qepe gojën, legen!
Aktualitet

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen deputetin demokrat: Qepe gojën, legen!

12:31 - 01/07/26
Para
Tabaku: Rama shpërndan 5 mijë lekë për pensionistët, përballë qindra miliona eurove të koncesioneve

Tabaku: Rama shpërndan 5 mijë lekë për pensionistët, përballë qindra miliona eurove të koncesioneve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët në Düsseldorf me thirrje: “Jep dorëheqjen”
Aktualitet

Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët në Düsseldorf me thirrje: “Jep dorëheqjen”

12:55 - 01/07/26

Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta gjatë vizitës së tij në Düsseldorf të Gjermanisë, ku zhvilloi një takim me...

Lexo më shumë
Berisha: Diktaturat si të Edi Ramës mund të shfarosin kombin, lëvizja e të rinjve është një mrekulli

Berisha: Diktaturat si të Edi Ramës mund të shfarosin kombin, lëvizja e të rinjve është një mrekulli

12:47 - 01/07/26
Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen deputetin demokrat: Qepe gojën, legen!

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen deputetin demokrat: Qepe gojën, legen!

12:31 - 01/07/26
Tabaku: Rama shpërndan 5 mijë lekë për pensionistët, përballë qindra miliona eurove të koncesioneve

Tabaku: Rama shpërndan 5 mijë lekë për pensionistët, përballë qindra miliona eurove të koncesioneve

12:11 - 01/07/26
Vokshi-kreut të SPAK-ut: Pse nuk hetoni AKSHI-n dhe patronazhistët e PS? Ballukun nuk mund ta mbroni dot

Vokshi-kreut të SPAK-ut: Pse nuk hetoni AKSHI-n dhe patronazhistët e PS? Ballukun nuk mund ta mbroni dot

11:44 - 01/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com