GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi: Veliaj të shkojë para drejtësisë, jo të kërcënojë gazetaret

18:10 - 16/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon numërimi i votave për kryetar të PD-së, Vokshi rikonfirmon me shifra fitoren e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si përgjegjës për miliona euro që po thith “gropa e zezë” e inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Duke analizuar shkrimin e Birn ku thuhej se “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj”, Vokshi thotë se Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, me vendimet e marra hapën vrimën e zezë të inceneratorit të Tiranës, ndaj edhe i djeg aq shumë çdo fakt që e akuzon dhe ndaj sillet si viktimë.

Reagimi i plotë nga Albana Vokshi:

“Erion Veliaj të shkojë para drejtësisë!!

Të papranueshme, të dënueshme kërcënimet e vazhdueshme të Erion Velisë, ndaj cdo gazetari që ka kurajon të denoncojë me fakte, aferat e tij korruptive!

Pas kërcënimeve, shantazheve, përndjekjeve, ndërhyrjeve për pushim nga puna, mbylljes së emisioneve, hapjes së proceseve gjyqësore, dje, Erjon Veliaj, guxoi të kërcënojë gazetaren e spikatur me investigimet e saj, Ola Xama pas një shkrimi të saj që tregon, bazuar në dokumente zyrtare, kush ka qenë iniciatori, kërkuesi (me insistim), dhe autori i inceneratorit të Tiranës.

E njëjta tentativë për mbylljen e gojës, direkt apo përmes pronarëve të mediave, e bërë më herët ndaj gazëtarëve kurajozë: Alida Tota, Artan Rama, Beti Njuma, Bledian Koka e sa e sa të tjerëve, që mund të mos kenë bërë zë nga frika e humbjes së vendit të punës.

Sa kohë të ketë gazetarë profesionistë, që nuk bëjnë kompromise me të vërtetën, Erjon Veliaj:

– nuk do mund të fshehë dot të vërtetën e hapjes së landfillit të vdekjes e të skllavërimit ku humbi jetën Ardit Gjoklaj (denoncimet në media ngrenë dyshimet që në atë landfill kanë humbur jetën edhe gra, nëna me fëmijë, familjarëve të të cilave Veliaj ju bleu heshtjen me para) e ku qytetarët punonin ilegalisht e pa asnjë standart;

– nuk do mund të fshehë dot aferën e inceneratorit fantazëm të Tiranës që si një gropë e zezë gëlltit cdo ditë miliona lekë të taksave tona;

– nuk do të mund të fshehë dot të vërtetat e hidhura të vjedhjes së parave të arsimit; shembjen kriminale të disa shkollave të padëmtuara duke lënë dhjetëra mijëra nxëxës të mësojnë në disa turne e mijëra prindër që shoqërojnë fëmijet, pa punë;

– nuk do të mund të fshehë dot mashtrimet e shumta dhe abuzimet me paratë e tiranasve.

Erion Veliaj është kërcënim për mendimin e lirë, për fjalën e lirë e është i gatshëm të përdorë cdo mjet mafjoz për të mbyllur gojën e fshehur disa të verteta.

SPAK ka për detyrë të hetojë Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, për shpërdorim detyre dhe për pengimin e të drejtës për tu shprehur e të informimit të publikut.”

Etiketa: reagimiSpakVeliajVokshi

Lajme të lidhura

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”
Aktualitet

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat
Aktualitet

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Para
Në Kosovë çon ambasador një aktor, në Beograd një diplomat karriere

Në Kosovë çon ambasador një aktor, në Beograd një diplomat karriere

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”
Aktualitet

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar nga Brukseli, ku ndodhet në një takim në selinë qendrore të Partisë Popullore Europiane (EPP), duke ngritur shqetësime...

Lexo më shumë
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com