GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vokshi akuzon mazhorancën: Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën për mungesë transparence në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke pretenduar se opozita po mbahet qëllimisht jashtë një prej proceseve më të rëndësishme për vendin.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Vokshi tha se deputetëve të opozitës u është refuzuar aksesimi i pozicioneve negociuese për Grupkapitujt III dhe VI, dokumente që sipas saj janë thelbësore për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi procesin e integrimit.

Sipas deputetes demokrate, ky veprim nuk është thjesht një çështje procedurale, por një përpjekje e qëllimshme për të kufizuar transparencën dhe për të përjashtuar opozitën nga një proces që prek interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Vokshi ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si po menaxhohet debati publik mbi negociatat, duke kujtuar se një ditë më parë, gjatë mbledhjes së Komisionit për Politikën e Jashtme, transmetimi live i seancës u ndërpre në momentin kur ajo kërkoi fjalën për procedurë për të diskutuar mungesën e informacionit mbi negociatat me BE-në.

“Sot kemi përpara një zhvillim alarmant, që nuk prek vetëm opozitën parlamentare, por godet në themel demokracinë, transparencën institucionale dhe vetë procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.

Mazhoranca refuzoi t’i vërë në dispozicion opozitës pozicionet negociuese për Grupkapitujt III dhe VI, duke mohuar në mënyrë të hapur të drejtën kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit për të ushtruar kontrollin parlamentar mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky nuk është një veprim procedural. Është një akt i qëllimshëm për të shmangur transparencën dhe për të përjashtuar opozitën nga një proces që i përket të gjithë shqiptarëve.

Akoma më shqetësues është fakti se kjo sjellje bie ndesh drejtpërdrejt me parimet që vetë Bashkimi Europian kërkon nga vendet kandidate: gjithëpërfshirje, transparencë, llogaridhënie dhe respekt për institucionet demokratike. Në vend të tyre, po shohim një model qeverisjeje që kufizon informacionin, margjinalizon opozitën dhe dobëson mekanizmat demokratikë të kontrollit.

Një ditë më parë, në Komisionin për Politikën e Jashtme, u përballëm me një akt të papranueshëm dhe pa precedent. Në momentin kur kërkova fjalën për procedurë për të ngritur shqetësimin mbi mosvënien në dispozicion të pozicioneve negociuese dhe mungesën e transparencës, transmetimi live i mbledhjes u ndërpre.

Ky ishte një akt i qartë censure.  Jo vetëm ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve shqiptarë që kanë të drejtë të informohen për një proces që përcakton të ardhmen europiane të vendit. Ndërprerja e transmetimit nuk synonte të heshtte një deputet,  synonte të pengonte publikun të dëgjonte të vërtetën.

Integrimi europian nuk është pronë e qeverisë. Nuk është pronë e mazhorancës. Nuk është një proces që mund të administrohet me logjikën e sekretit, të kontrollit politik apo të informacionit të filtruar.

Integrimi europian është projekti më i rëndësishëm strategjik kombëtar i Shqipërisë dhe, pikërisht për këtë arsye, ligji ka përcaktuar qartë rolin e Kuvendit dhe të opozitës në mbikëqyrjen e tij.

Ligji është i qartë. Ministri përgjegjës për negociatat ka detyrimin të paraqesë para Komisionit për Çështjet Europiane pozicionet negociuese të plota. Jo përmbledhje të zgjedhura. Jo informacione të pjesshme. Jo versione të filtruara.

Dje, ky detyrim ligjor u refuzua. Ky refuzim përbën jo vetëm shkelje të frymës së ligjit, por një përpjekje të hapur për të përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit dhe për të asgjësuar mekanizmin e kontrollit parlamentar që garanton transparencën dhe llogaridhënien.

Shtrohen disa pyetje themelore: Pse kjo mungesë transparence? Pse ky refuzim për të informuar Kuvendin?

Pse ky këmbëngulje për ta trajtuar integrimin europian si një proces të mbyllur dhe të kontrolluar politikisht? Përgjigjja është e qartë.

Qeveria nuk dëshiron që qytetarët shqiptarë të mësojnë se çfarë kërkon realisht Bashkimi Europian nga Shqipëria dhe cilat janë problemet që vazhdojnë të mbeten pengesë serioze në rrugën e integrimit.

Ajo nuk dëshiron që të bëhen objekt debati publik problematikat e evidentuara në raportet europiane dhe në procesin e monitorimit: çështjet që lidhen me standardet zgjedhore, korrupsionin, kapjen e institucioneve, respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e llogaridhënies në nivelet më të larta të qeverisjes.

Pikërisht për këtë arsye po mbyllen dyert e transparencës dhe po pengohet kontrolli parlamentar.

Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zbatimin e ligjit, transparencë të plotë dhe respektimin e rolit kushtetues të Kuvendit. Integrimi europian nuk mund të ndërtohet mbi censurën, përjashtimin dhe fshehjen e informacionit. Ai mund të ndërtohet vetëm mbi demokracinë, transparencën dhe respektin për institucionet”, tha Vokshi.

Etiketa: NegociataVokshi

Lajme të lidhura

Prapaskenat e protestës: Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit
Breaking Views

Prapaskenat e protestës: Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit

22:07 - 08/06/26
“Projekti në Zvërnec do t’i mahnis njerëzit”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin
Breaking Views

“Projekti në Zvërnec do t’i mahnis njerëzit”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

21:21 - 08/06/26
“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit
Breaking Views

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit

21:04 - 08/06/26
Para
Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles

Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prapaskenat e protestës: Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit
Breaking Views

Prapaskenat e protestës: Nga përplasja e FRPD me njerëzit e Arlind Qorrit, tek mbyllja e fjalimeve nga Andi Tepelena i Sorosit

22:07 - 08/06/26

Që në nisje të protestës, militantët e Partisë Demokratike u filmuan në mes të turmës, duke u përfshirë në një...

Lexo më shumë
“Projekti në Zvërnec do t’i mahnis njerëzit”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

“Projekti në Zvërnec do t’i mahnis njerëzit”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

21:21 - 08/06/26
“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit

21:04 - 08/06/26
Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga

Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga

20:20 - 08/06/26
Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia

Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia

20:14 - 08/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

palazzobetgrandpashabetmatbet girişcasibombetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişgrandpashabetbetasusCasibom Girişcasibomgrandpashabetcasibomjojobetcasibom girişjojobet girişjojobet