GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Volejboll, Tirana dhe Partizani përplasen për Kupën e Shqipërisë

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Volejboll, Tirana dhe Partizani përplasen për Kupën e Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Volejbolli vijon me kalendarin e ngjeshur të sezonit 2023-2024, teksa pas një fundjave intensive në Ligën Gjergj Kastrioti, skuadrat nuk njohin pushim, ndërsa janë rikthyer në parket për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Dita e sotme rezervon derbi të dyfishtë në sallën “Farie Hoti” ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, si për femra gjithashtu edhe për meshkuj, takime të vlefshme për ditën e pestë në fazën e grupeve. Fillimisht në parket do të zbresin skuadrat e femrave, me ndeshjen që do të nisë në orën 17:00.

Vajzat bardheblu të Hasan Gurabardhit kryesojnë me 11 pikë në Grupin B, me 4 fitore, ndërsa të kuqet e trajneres Amarilda Prenga janë të dytat me 10 pikë, teksa shënojnë 3 fitore dhe një humbje pikërisht në derbin e vajtjes.

Një sfidë që vlen vetëm për të përcaktuar vendin e parë në grup, pasi si Tirana gjithashtu edhe Partizani, tashmë e kanë siguruar kualifikimin, së bashku me Skënderbeun dhe Pogradecin nga Grupi A.

E njëjta tablo paraqitet edhe te meshkujt, me bardheblutë e Arben Sakos që kryesojnë me 11 pikë, pas katër fitoresh, ndërsa “demat” e Ylli Tomorrit mbajnë vendin e dytë me 10 pikë.

Kështu edhe “derbi” i meshkujve, takim që do të nisë në orën 19:00 do të vlejë për të përcaktuar kryesuesin e grupi A, ndërsa ashtu sikurse në përballjet e mëparshme, pritet betejë e fortë sportive mes ekipeve në parket.

Etiketa: Tiranavolejboll

Lajme të lidhura

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave
Sport

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Para
Jennifer Aniston-Reese Witherspoonm fotografohen bashkë, kishin…

Jennifer Aniston-Reese Witherspoonm fotografohen bashkë, kishin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

Dy persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim për sulmet me vezë e sende të forta...

Lexo më shumë
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com