GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vonuan procesin gjyqësor, Gjykata e Dibrës gjobit avokatët e “Dosjes 184”

22:22 - 05/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vonuan procesin gjyqësor, Gjykata e Dibrës gjobit avokatët e “Dosjes 184”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Dibrës shtyu të martën seancën e gjykimit për dy të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër. Shtyrjen për të disatën herë të seancës u mor për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve, Petrit Ismaili. Ky i fundit kishte sjellë një raport mjekësor për efektet anësore që kishte pasur pasi kishte bërë dozën e dytë të vaksinës së COVID-19.

Në seancën e së martës ishin të pranishëm dy prej të akuzuarve nga prokuroria, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, Drini Gjeci në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre. Gjyqtari Ardit Kuka, në seancën që shkoi vendosi gjobitjen e dy avokatëve – Gentjan Rumano dhe Petrit Ismaili me nga 50,000 lekë gjobë secili për mungesën e vazhdueshme në seancë.

Avokati Gentjan Rumano u mundua t’i justifikonte mungesat përpara gjykatës.

“Petrit Ismaili ka munguar pasi ka bërë dozën e dytë të vaksinës kundër covid-19 dhe ka pasur reaksione alergjike në mushkëri,” – tha ai, ndërsa shtoi se gjendja e keqe shëndetësore e kolegut të tij zgjat prej tre javësh.

“Në seancën e kaluar ne kemi munguar pasi kemi pësuar një defekt në automjetin me të cilin po udhëtonim,” – shtoi Rumano.

Ai pretendoi se makinës i është çarë pompa e ujit, ç’ka kishte sjellë rritje të tempraturës dhe mund të sillte djegien e motorrit të mjetit.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi, ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja u nda më pas në dy pjesë të pandehurit Aga dhe Hoti po gjykohen në një gjyq normal në të cilin pritet të ketë edhe dëshmitarë. Ndërkohë të pandehurit Drini Gjeci, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre, po gjykohen në një gjyq të shkurtuar i cili po ashtu është shtyrë disa here gjatë muajve të fundit.

Avokati, Gentjan Rumano kërkoi nga Gjykata e Dibrës më shumë kohë për prezantimin e konkluzioneve, pasi ishin të ngarkuar me disa çështje dhe nuk kishin personelin e mjaftueshëm për përballimin e tyre. Prokurori i çështjes, Urim Buci ishte dakord që gjyqi të shtyhej në mungesë të konkluzioneve nga avokatët e të pandehurve.

Seanca e radhës për dy të akuzuarit e dosjes 184 është vendosur më 19 tetor në orën 13:30. 

Marrë nga BIRN. 

Etiketa: avokatetDiberdosja

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Butrint Imeri fshin pjesën nga klipi në YouTube, u kritikua në rrjet se goditi modelen

Butrint Imeri fshin pjesën nga klipi në YouTube, u kritikua në rrjet se goditi modelen

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com