GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vorë/ Drejtoresha zgjedh fituesin e tenderit, komisioni i ofertave nën presion: Do e firmosni!

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vorë/ Drejtoresha zgjedh fituesin e tenderit, komisioni i ofertave nën presion: Do e firmosni!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas ligjit për blerjet publike me vlerë të vogël deri në 120 mijë lekë, kontrata duhet të kalonte në një proces vlerësimi nga komisioni i ofertave.

Emisioni “Fiks Fare” ka zbuluar një skandal në Qendrën Shëndetësore të Vorës, ku drejtoresha e institucionit ka përzgjedhur vetë kompaninë fituese të tenderit për lidhjen e internetit, duke shmangur komisionin e vlerësimit të ofertave dhe duke shkelur hapur procedurat ligjore.

Por në këtë rast, interneti është lidhur pa asnjë vlerësim tregu dhe pa miratimin e komisionit, ndërsa anëtarëve të tij u është kërkuar që të firmosin formalisht dokumentet. Duke bërë të duket se gjithçka është bërë sipas rregullave.

Nga materialet e siguruar nga Fiks Fare, juristja dhe ekonomistja e qendrës shëndetësore refuzojnë të firmosin, duke pohuar se nuk është bërë asnjë vlerësim i tregut dhe as nuk janë marrë oferta nga kompani të tjera. Në këtë debat, drejtoresha pranon se interneti është lidhur prej tre muajsh, ndërsa tani, në mars 2025, kërkon që komisioni të firmosë kontratën për ta legjitimuar.

Ekonomistja thotë se është nën presion nga drejtoresha prej pesë vitesh për tenderat dhe procedurat e blerjeve, por nuk ka çfarë të bëjë. Po ashtu, punonjësit e institucionit përmendin edhe një tjetër rast, atë të blerjes së barnave, ku drejtoresha ka vendosur fituesin por përgjegjësinë ia ka hedhur komisionit “Përgjegjës jeni ju!”

Gazetarët e ‘Fiks Fare’ shkuan në Qendrën Shëndetësore të Vorës për të pyetur drejtoreshën mbi këtë skandal, por u tha se ajo kishte marrë leje dhe do të kthehej në punë më 1 prill. Fiksi e kontaktoi në telefon. Ajo fillimisht mohoi se qendra kishte internet, por më pas ndryshoi qëndrim, duke kërkuar që t’i dërgohej një kërkesë me shkrim.

Infermierja e drejtoreshës dhe mjekët e tjerë të qendrës konfirmuan se interneti ishte i lidhur dhe funksional. Për më tepër, gazetarët kontaktuan pronarin e kompanisë së shpallur fituese, i cili pranoi se ka lidhur internetin në qendër disa muaj më parë për një vlerë prej 120 mijë lekësh. Ai cilësoi se kontrata nuk është firmosur.

Pra operatori u zgjodh nga drejtoresha dhe tani ushtron presion mbi stafin për të firmosur procedurën e cila duhet të ishte bërë përpara se të bëhej lidhja dhe gjithashtu të ishte publikuar në regjistrin e parashikimeve, hapësirë e dedikuar për procedurat me vlerë të vogël në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Etiketa: drejtoreshetendervore

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Paralajmërimi i Kryemadhit: Pas Erion Veliajt, radhën e ka Lulzim Basha

Paralajmërimi i Kryemadhit: Pas Erion Veliajt, radhën e ka Lulzim Basha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com