GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vota e diasporës, Kongresmeni amerikan: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses

19:29 - 11/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vota e diasporës, Kongresmeni amerikan: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kongresmeni amerikan, Jim Himes, i është drejtuar me një letër ambasadorit të Shqipërisë në Uashington, ku kërkon respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sa i takon dhënies së mundësisë së shqiptarëve të diasporës për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Reagimi i kongresmenit amerikan ka ardhur pas një takimi që ai ka pasur me përfaqësues të lëvizjes “Diaspora Për Shqipërinë e Lirë”, të cilët kanë ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës.

Në një postim në rrjetet sociale, kjo lëvizje ka bërë me dije se në përkrahje të procesit, kongresmeni Himes ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë.

Postimi i plotë:

Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, Kongresmeni Amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e Votës së Diasporës!

Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, Bashkëpresidenti i Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Jim Himes për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsëdrejti komunitetin shqiptaro-amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga Kongresmeni!

Në përkrahje të procesit, Kongresmeni i ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë. Më poshtë gjendet një kopje e letrës së dërguar.

Duhet të jetë e qartë për këdo se Shqipëria, pa zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe pa mundësimin e Votës së Diasporës, do t’i ketë të mbyllura dyert e integrimit.

Gjejmë rastin të falenderojmë Kongresmenin për përkrahjen e procesit!

Etiketa: kongresmeni amerikanKryesore1Shqiperivota diaspores

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë
Breaking Views

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26
Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare
Lajme

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26
Para
“Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli”, Gjekmarkaj ironizon Bashën

"Na argëtoi qerratai, na kishte marrë malli", Gjekmarkaj ironizon Bashën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që do të thotë se ish-presidenti mbetet në paraburgim. Ai kërkonte heqjen...

Lexo më shumë
Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26
Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com