GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vota e diasporës, PD kallëzon në SPAK për shpërdorim detyre Nikollën

08:30 - 10/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Komisioni për “Dezinformimin”, Nikolla letër krerëve të grupeve: Caktoni anëtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe pengim për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mosrealizimin e votës së diasporës.

Në kallëzim, PD përmend vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit e drejta e emigrantëve për të votuar po cenohet për shkak të boshllëkut ligjor dhe se është detyrim i Kuvendit që të plotësojë këtë boshllëk brenda një viti. Por, sipas tyre, Kryetarja e Kuvendit nuk ka krijuar kushtet për përmbushjen e këtij detyrimi.

PD akuzon Nikollën për tre shkelje, duke renditur si të parin mos dërgimin brenda afatit të parashikuar nga rregullorja e Kuvendit shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Këshilli i Legjislacionit, duke penguar rrjedhimisht, sipas tyre, ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Po ashtu, sipas tyre, Këshilli i Legjislacionit kishte vendosur për t’i dërguar Komisionit për Reformën Zgjedhore fillimin e punës për plotësimin e boshllëkut ligjor të konstatuar nga Gjykata Kushtetuese, por akuzojnë se ky material nuk është përcjellë administrativisht tek bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore.

Si shkelje të tretë të Nikollës, PD thekson se projektligjet e depozituara prej tyre për votën e diasporës nuk janë shqyrtuar.

Për sigurimin e votës së diasporës janë ndërmarrë disa nisma, por ende nuk ka një finalizim.

Palët politike akuzojnë njëra-tjetrën për pengimin e votimit të diasporës.

Etiketa: Kryesore1Lindita NikollaPDvota e emigranteve

Lajme të lidhura

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Para
Marrëveshja me Italinë për kampet e refugjatëve, Bardhi: Po shmanget…

Opozita padi në Kushtetuese kundër ndryshimeve në ligjin e Akademisë së Shkencave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com