GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vota e diasporës/ PS ankohet te Celibashi: Në zarfet mungojnë fletët e votimit, po u kërkohen lekë

17:31 - 24/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vota e diasporës/ PS ankohet te Celibashi: Në zarfet mungojnë fletët e votimit, po u kërkohen lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste i është drejtuar me një letër ankesë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku evidenton një sërë problemesh të hasura gjatë procesit të votimit për emigrantët shqiptarë që janë regjistruar për të votuar me postë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Shqetësime janë përcjellë nga emigrantët, teksa socialistët i kërkojnë kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi marrjen e masave të menjëhershme.

Më së shumti, shqetësimet kanë të bëjnë me kompaninë private “DHL”, e cila ka fituar tenderin për votën e diasporës, më konkretisht:

  • Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali.
  • Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.
  • Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare.
  • Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.
  • Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.
  • Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje.
  • Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit.
  • Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve.
  • Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali.

Një tjetër problematikë që paraqet PS është se brenda të njëjtës familje shqiptare në diasporë, disave ju ka shkuar zarfi dhe disave jo, të cilët janë regjistruar njëkohësisht në aplikacion dhe me të njëjtën adresë banimi.

PS i kërkon KQZ-së që të ndërhyjë pranë DHL-së për të zgjidhur këto çështje sa më shpejt, duke siguruar që procesi i votimit nga jashtë të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe efektive.

 

Etiketa: DiasporeKQZPSzarfe

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Furgoni përplaset me motorin në aksin Fier-Levan, plagoset drejtuesi i motomjetit

Furgoni përplaset me motorin në aksin Fier-Levan, plagoset drejtuesi i motomjetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com