GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Vota e diasporës/ PS-PD dakordësohen për ndryshimet në kodin zgjedhor, çfarë parashikohet

13:19 - 20/01/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjedhjet 2025/ Nis sot regjistrimi për votën e diasporës, hapat që duhet të ndiqni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për disa ndryshime në kodin zgjedhor.

Kuvendi i Shqipërisë njofton se fletët e votimit të plotësuara dhe të sekretuara do të dërgohen në adresën zyrtare të KQZ-së nëpërmjet shërbimit postar.  Ndërkohë, shpenzimet për dërgimin e fletës së votimit dhe çdo materiali tjetër zgjedhor dhe informativ nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tek votuesit nga jashtë, do të paguhen nga KQZ.

Po ashtu në njoftimin e Kuvendit thuhet se fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të administruara nga KQZ numërohen dhe vlerësohen në vendin e numërimit të votave nga jashtë të caktuar nga KQZ.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha më herët se pjesë e këtij procesi, pëveç KQZ-së, duhet të jenë të përfshirë edhe partitë politike.

“Duke qenë se ky proces zhvillohet për herë të parë e ka themelore besimin e të gjitha palëve, do të ishte e udhës që në procesin e vlerësimit dhe numërimit të fletëve të votimit të përfshihen edhe partitë politike, veçmas KQZ”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ-së shtoi se: “Në këtë mënyrë tejkalon edhe ngërçin e momentit të shqyrtimit nga Komisionit Rregullator të aktit që lidhet me procedurën e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit dhe mendoj se propozimi i konsultuar, thuajse i dakordësuar në parim me përfaqësuesit e partive politike, adreson shqetësimet e gjithkujt ndaj besimit për procesin e vlerësimit dhe numërimit të votave”.

Celibashi tha po ashtu se fleta e votimit do t’i dorëzohet vetëm votuesit në dorë dhe jo familjarëve të tij, teksa në rastin kur votuesi nuk rezulton atje ku ka adresën, pas tentativës së katërt do t’i kthehet KQZ-së. Ilirjan Celibashi u shpreh se në lidhje me këtë KQZ do të marrë informacion në kohë reale, si nëpërmjet shërbimit postar, ashtu edhe nëpërmjet PER.

Njoftimi i Kuvendit:

LIGJ Nr. 00/2024 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008, “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Titulli i nenit 25/1 riformulohet si më poshtë:

Neni 25/1

“Procedura e votimit nga jashtë”

Neni 2

Neni 25/1, pika 3, fjalia e parë riformulohet si më poshtë:

Neni 25/1

Votimi nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe rezultati zgjedhor

3. Fletët e votimit të plotësuara dhe të sekretuara dërgohen në adresën zyrtare të KQZ-së nëpërmjet shërbimit postar. Shpenzimet për dërgimin e fletës së votimi dhe çdo materiali tjetër zgjedhor dhe informativ nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tek votuesit nga jashtë, paguhen nga KQZ.

Neni 3

Neni 25/1, pika 4 shfuqizohet

Neni 4

Pas nenit 25/1 shtohet neni 25/2 me këtë përmbajtje:

Neni 25/2

Numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe rezultati zgjedhor

1.Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në momentin e mbërritjes në KQZ regjistrohen në një regjistër të posaçëm dhe ndahen sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit të zgjedhësit para largimit nga Shqipëria.

2.Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të administruara nga KQZ numërohen dhe vlerësohen në vendin e numërimit të votave nga jashtë të caktuar nga KQZ.

3.Procesi i numërimit të tyre fillon në të njëjtin moment që fillon numërimi i kutisë së parë me fletë votimi të zonës zgjedhore përkatëse.

4.Numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë  administrohet nga një komision i përbërë prej 4 anëtarësh dhe sekretari, të emëruar nga KSHZ. Propozimi për 2 anëtarë bëhet nga partia më e madhe e pozitës parlamentare dhe për 2 anëtarët e tjerë propozimi bëhet nga partia më e madhe e opozitës parlamentare. Sekretari i komisionit emërohet mbi bazë të aplikimeve të lira dhe duhet të jetë me profesion jurist. Anëtarët dhe sekretari duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në nent 30 dhe 31 të këtij Kodi. Nëse numri në listën përfundimtare të zgjedhësve nga jashtë është më i madh se 80 mijë, KSHZ mund të ngrejë më shumë se një komision të numërimit dhe të vlerësimit të votave nga jashtë, me kushtin që vlerësimi i votave të një qarku të kryhet nga i njëjti komision.

5.Për numërimin dhe vlerësimin e votave KSHZ cakton grupe numërimi të përbërë nga dy anëtarë. Një anëtar propozohet nga partia më e madhe e shumicës parlamentare dhe anëtari tjetër nga partia më e madhe e opozitës parlamentare.

6.Rregullatori, me propozimin e Komisionerit, përcakton me akt nënligjor dokumentacionin, mënyrën e plotësimit të tij dhe çdo aspekt tjetër për administrimin, vëzhgimin e procesit të numërimit, numërimin, vlerësimin e votës dhe tabelimin e rezultatit zgjedhor sipas këtij neni.

Neni 5

Në nenin 64 pika 1 togëfjalëshi “70 ditë” zëvendësohet me togjalëshin “75 ditë”.

Neni 6

Në nenin 65, pika 1 togëfjalëshi “60 ditë” zëvendësohet me togfjalëshin “65 ditë”.

Neni 7

Në nenin 67, pika 1, fjalia e parë, togfjalëshi “50 ditë” zëvendësohet me togfjalëshin “60 ditë”.

Neni 8

Në nenin 69, pika 1, togfjalëshi “50 ditë” zëvendësohet me togfjalëshin “60 ditë”.

Neni 9

Në nenin 69, pika 3, togfjalëshi “70 ditë”, zëvendësohet me togfjalëshin “75 ditë”.

Neni 10

Në nenin 73 pika 1, togfjalëshi “45 ditë” zëvendësoshet me togfjalëshin “55 ditë”.

Neni 11

Në nenin 73, pika 2, togfjalëshi “42 ditë” zëvendësohet me togfjalëshin “52 ditë”.

Neni 12

Ky ligj hynë në fuqi menjëherë

 

  

Etiketa: Diasporakodindryshime

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë
Uncategorized

Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

08:43 - 29/01/26
Para
Përgjimet e “SKY ECC”/ Një grup avokatësh kërkojnë paligjshmërinë

Publikoi përgjime për Taulant Ballën, kreu i SPAK paralajmëron Berishën: Do ketë përgjegjësi penale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com