GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada, një numër shumë i lartë shqiptarësh janë pa dokumente

22:55 - 04/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada, një numër shumë i lartë shqiptarësh janë pa dokumente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partitë politike në vend vijojnë takimet me diasporën, në përpjekjen për t’i kërkuar votën për zgjedhjet e 11 majit, por duket se çështja e mjeteve të identifikimit vijon të jetë një problem për shqiptarët që jetojnë jashtë, që të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë.

Koordinatorja e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, në një intervistë në emisionin “Zëri i Diasporës” në RTSH, thekson se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada ka një numër shumë të lartë shqiptarësh të cilët nuk kanë asnjë dokument shqiptar. Sipas Topallit, ky problem kërkon zgjidhje ligjore.

“Në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, një pjesë shumë e rëndësishme nuk kanë dokumente shqiptare. Ky është  një alarm dhe nuk do të ishim të ndershëm nëse ne themi që diaspora ka të drejtë të vendosë për çafër do ndodhë me vendin tonë në vitet e ardhshme, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre nuk kanë letra. Është një numër shumë i lartë. Janë edhe disa që janë në Europë që i kanë skaduar dokumentet dhe kjo mund të riparohet, por ata kanë një problem të shtrirë në kontinentin amerikan që nuk kanë dokumente. Kjo kërkon zgjidhje ligjore dhe uroj të mos ja heqin të drejtën për të votuar”, u shpreh Topalli.

Ndalur te shqiptarët që jetojnë në Europë, Topalli u shpreh se problemi me adresat e banimit po i pengon ata të regjistrohen në platformën PER. Sipas Topallit, këto problematika e bëjnë të gjithë procesin vulnerabël.

“Shifrat flasin për diçka që nuk shkon. Pse nga 100 mijë kërkesa, 40 mijë të  mos pranohen. Është 60 me 40%, gabimet mund të jenë deri në 5% maksimumi, të shkojë deri në 40%, rrezikon shumë. Ndodh që kryefamiljari regjistrohet, vendos dokumentin e pronësisë dhe i pranohet, aplikon fëmija dhe vendos të njëjtën adresë, nuk i pranohet sepse është regjistruari ati. Apo të rinj që marrin kontratën e qirasë në emër të të njërit, por këta katër apo pesë persona që jetojnë në të njëjtin apartament nuk mund të regjistrohen. Pra ka gjëra që duhen rregulluar dhe kjo e bën vulnerabël procesin”, deklaroi Topalli.

Etiketa: Jozefina TopalliPD

Lajme të lidhura

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Para
Beograd –  Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

Beograd - Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

Ditën e sotme, janë planfikuar 2 ndeshje për javën e 28-të në Superiore. Në orën 15:00, skuadra e Tiranës do...

Lexo më shumë
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com