Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas rizgjedhjes si kryetar, ku fokusin e vuri tek 40 mijë votat e demokratëve që mori.
Berisha shkruan se PD-ja i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci, teksa shton se votat e tyre ishin triumf i dinjitetit të demokratëve.
“Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica.
Ndërsa të tjerë (dhe këta janë pakica) kryetarin e partisë e zgjedhin bazuar në demokracinë direkte, domethënë me votën e të gjithë anëtarësisë – pra, “një anëtar, një votë” – dhe me një apo disa kandidatura. Kjo formë e fundit referendare ende është në pakicë në Europë dhe në botë. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura më demokratike, ndaj dhe është në rritje. Kjo është e vërtetë kudo në botë, por jo në diktatura. Në diktaturat totalitare apo autoritare kryetari është Zeusi, e për Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe në Shqipëri me partinë-krim.
Në Shqipëri janë dy parti të mëdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar në demokracinë direkte dhe voton me parimin “një anëtar, një votë” në çdo proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka zëvendësuar votën e anëtarëve me emërimin dhe fuqinë e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar në demokracine direkte (referendum)!
Por, sipas këtyre mafiozëve, kollajxhinjve e mjeranëve të së keqes banale – që në funksion të saj korruptojnë edhe gjuhën – shkaterrojne raportin e fjales me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me “një anëtar, një votë” e kryetarit të partisë na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetarëve. Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është “privatizim i partisë nga kryetari” apo në rastin konkret “Berisha zgjedh Berishën”.
Ja pse për Edi Ramën dhe të gjithë këtë hordhi puthadorësh e mafiozësh që gromësijnë dhe zhgërrehen në luksin dhe paratë që u vjedhin shqiptarëve, vota e rreth 40 mijë demokratëve dje ishte një tmerr dhe ferr i vërtetë; ishte dështim dhe turpërim publik (por ata turp nuk kanë) i tyre. Kurse për shqiptarët, ajo ishte vota e triumfit të dinjitetit të tyre mbi mafian më të rrezikshme të Europës”, shkruan Berisha.
gijotina.com/









Discussion about this post