GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

22:29 - 09/04/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ka komisione hetimore për AKSH-in dhe ARRSH-në. Me 75 vota, mazhoranca rrëzoi 2 nismat e opozitës.

Para votimit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se 4 miliardë euro janë bërë pluhur e hi me ndërtimin e rrugëve në Shqipëri, rrugë të cilat sipas tij u shkatërruan të gjitha.

“Një çështje e veçantë, shumë e ndjeshme për të gjithë shqiptarët, është fakti se 4 miliardë euro janë bërë pluhur e hi në të katër anët e vendit, referuar atyre që duhet të ishin kryeveprat e infrastrukturës së një qeverie që erdhi në pushtet për të mbyllur rrugët e lëna rrugëve dhe që sot nuk ka lënë asnjë rrugë në këmbë. 4 miliardë euro të bëra pluhur e hi, kryesisht në dy qarqe, Korçë dhe Elbasan”,- tha Blushi.

Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se se PS do të votojë kundër kësaj nisme, pasi sipas tij, kërkesa e opozitës është anti-kushtetuese.

“Në disa vendime të GJK, e drejta e hetimit realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar. S’mund të marrë Kuvendi hetim penal. S’janë deputetët prokurorë e as gjyqtarë”, tha Balla.

Gjatë diskutimeve për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”, deputetët demokratë u shprehën skeptikë se këto ndryshime ligjore do të reduktojnë dhe frenojnë pastrimin e parave në vend.

Deputeti Luçiano Boçi tha se Rama se nëpërmjet këtij projektligji, ndoshta mbyllen disa shtigje, por “por Rama hap 100 shtigje për pastrimin e parave”.

“Mbyllin 5 porta, po rama hap 50 porta për pasrimin e parave, dhe kjo ëstë e vërtëta, dhe ky pastrimi i parave është dhe i dëgjueshëm  dhe i shikueshëm dhe i nuhatshëm, kapet nga të gjithë shqisat e seiclit prej nesh dhe qytetarëve”,- tha Boçi.

Deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se treguesi më i dukshëm dhe i prekshëm nga qytetarët i pastrimit të parave është çmimet e larta të pasurive të paluajtshme, veçanërisht sektori i ndërtimit.

“Kush i blen 4-5 mijë euro/metri katror nëpër kulla? Çiftet e reja nuk kanë mundësi. Edhe një që ka para thotë prit se nuk është shaka. Ka njerëz që thonë dhe këtë gjë, që nëpër hyrjet e këtyre kullave gjen dhe roje sigurie speciale. Ta thonë dhe arsyen pse. Ka aty apartamente që janë ding me euro të drogës. Ruhen që të mos shkojë njeri aty”,- tha Bylykbashi.

Por, ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se projektligji është një hap i domosdoshëm për të plotësuar kuadrin ligjor dhe për të rritur efikasitetin në zbatimin e tij.

“Masat që kemi ndërmarrë dhe vazhdojmë të marrim synojnë forcimin e sigurisë kombëtare, garantimin e integritetit të sistemit financiar dhe mbrojtjen e ekonomisë shqiptare nga ndikimet e mundshme të aktiviteteve të paligjshme financiare. Në një kohë kur rrjetet terroriste dhe ato kriminale operojnë në një kontekst global, përgjigjja jonë duhet të jetë plotësisht në përputhje me kërkesat e aleatëve tanë strategjikë”, u shpreh ministri.

Deputeti Pirro Vengu thotë se Shqipëria ka bërë progres të pamohueshëm dhe domethenënës në luftën kundër pastrimit të parave.

“Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria nuk është më në fazën e korrigjimit. Është një fakt që që në tetor të 2023, vendi doli nga lista gri e vendeve me probleme. Por ndoshta nuk e dini që ka dhe sot vende të Bashkimit Europian që janë listën të gri të vendeve me risk”,-tha Vengu.

Etiketa: Komisionet HetimoreKryesore1

Lajme të lidhura

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League
Sport

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League

23:32 - 09/04/26
Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke
Aktualitet

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke

23:05 - 09/04/26
Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)
Aktualitet

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

22:55 - 09/04/26
Para
Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League
Sport

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League

23:32 - 09/04/26

Europa League luajti këtë të enjte ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Aston Villa triumfoi me shifrat 1-3 ndaj Bolognas,...

Lexo më shumë
Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke

23:05 - 09/04/26
Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO)

22:55 - 09/04/26
Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës

22:29 - 09/04/26
“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë

“Lloj-lloj maskarenjsh që…”-Rama ndryshe nga Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë

21:01 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com