GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen, Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen, Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi i votimit i zhvilluar nga Gjykata e Lartë për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, është shoqëruar me dyshime të forta për tjetërsim të votave.

Naureda Llagami, e cila ishte një nga tre kandidatet më me shumë pikë për postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur pakënaqësi për votimin e mbajtur më 30 shtator në Gjykatën e Lartë si organi i emërtesës.

Asim Vokshi mori 6 vota, Naureda Llagami 8 vota dhe Florian Ballhysa zero vota, ndërkohë që një votë u shpall e pavlefshme. Ligji parashikon që fitues shpallet kandidati që arrin të sigurojë tre të pestat e votave të të gjithë gjyqtarëve të lartë që marrin pjesë në votim. Në procedurën e kësaj të marte merrnin pjesë 15 gjyqtarë dhe kuorumi i nevojshëm ishte 9 vota. Duke qenë se asnjëri prej tre kandidatëve nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm, atëherë fitues u shpall automatikisht Asim Vokshi, i cili ishte renditur i pari në listën e kandidatëve të verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një strukturë e drejtuar nga shefi i Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi.

Llagami i është drejtuar me një shkresë Gjykatës së Lartë ku kërkon të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me mbledhjen e zhvilluar për zgjedhjen e anëtarit.

Në kërkesën e saj, Llagami kërkon që t’i vihen në dispozicion regjistrimet audio të mbledhjes, kopjet e fletëve të votimit dhe çdo dokument tjetër të procedurës.

Llagami pretendon se vota e shpallur e pavlefshme i përkiste asaj, dhe se nuk ka marrë 8 vota, por 9, pra 3 më shumë sesa kandidati Vokshi që u shpall fitues me pikëzimin.

Llagami thotë se në fletën e votimit ishte shenuar dy herë emri i saj, por u shpall e pavlefshme qëllimisht për të ndryshuar rezultatin.

“Kërkesë për t’u njohur me dosjen e plotë (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të votimit) dhe për t’u pajisur me një kopje të plotë të saj (përfshirë regjistrimet audio dhe kopjet e fletëve të vptimit) referuar Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të kësaj gjykate, të mbajtur me datë 30.09, ora 09:00 pranë Gjykatës së Lartë me objekt “zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kërkesën e saj.

Etiketa: dosjekushtetueseLlagami

Lajme të lidhura

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit
Aktualitet

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26
Para
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro pa i deklaruar, procedohet 55-vjeçari

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 53 500 euro pa i deklaruar, procedohet 55-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë
Aktualitet

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26

Të paktën 12 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë. Ministria...

Lexo më shumë
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26
Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

Trajnerët e portierëve/ Hapet procesi i rinovimit të licencës UEFA Goalkeeper B

20:24 - 29/11/26
184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com