GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Votimi në Kongres për financimin e qeverisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Votimi në Kongres për financimin e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhoma e Përfaqësuesve nxitoi të martën drejt një votimi mbi legjislacionin për financimin e qeverisë, pezullimin e kufirit të borxhit federal dhe ofrimin e ndihmës për fatkeqësive natyrore dhe refugjatët, duke shkaktuar një përballje me republikanët që kundërshtojnë paketën pavarësisht rrezikut të një krize fiskale.

Qeveria federale përballet me mundësinë e mbylljes nëse financimi ndalet në fund të 30 shtatorit (fundi i vitit fiskal në SHBA), pra mesnatën e së enjtes së ardhshme. Në të njëjtën kohë, SHBA rrezikon të dështojë në ngarkesën e akumuluar të borxhit nëse kufijtë e saj të huamarrjes nuk hiqen ose përshtaten.

Paketa ligjore e paraqitur të martën do të sigurojë fonde për të mbajtur qeverinë të financuar deri më 3 dhjetor dhe do të zgjasë autoritetin e huamarrjes deri në fund të vitit 2022. Ajo përfshin 28.6 miliardë dollarë në ndihma për fatkeqësitë pas pasojave të Uraganit Ida dhe ngjarjeve të tjera ekstreme të motit, si dhe 6.3 miliardë dollarë për të mbështetur të evakuarit nga Afganistani pas fundit të luftës 20-vjeçare.

“Është tepër e rëndësishme që Kongresi të miratojë me shpejtësi këtë legjislacion”, tha në një deklaratë Ligjvënësja Rosa DeLauro, demokrate nga shteti Konektikatit dhe kryetare e Komisionit të Buxhetit. Votimi pritej të bëhej të martën në mbrëmje.

Të mbështetur nga Shtëpia e Bardhë, udhëheqësit demokratë në Kongres vazhduan procesin në një kohë pasigurie të madhe në Kongres. Me ligjvënësit që tashmë po ulin gradualisht koston prej 3.5 trilionë dollarësh të axhendës së gjerë të Presidentit Joe Biden të emërtuar “të rindërtojmë së bashku”, vëmendja e menjëhershme u përqëndrua tek afatet që po afrojnë, për të shmangur probleme më të thella nëse dështon votimi për të siguruar financimin e qeverisë.

Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell tha se ai nuk ishte gati të ndihmonte në shlyerjen e borxheve të mëparshme kur Presidenti Biden po përgatitej të rriste një paketë tatimore dhe shpenzimesh. Ai tha se meqenëse demokratët kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin, është problemi i tyre që t’i gjejnë votat.

“Tavani i borxhit do të rritet siç duhet gjithmonë, por ai do të ngrihet nga demokratët”, tha zoti McConnell.

Edhe nëse miratimi me votë i së martës kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilën e kontrollojnë demokratët, pritet që të hasë në vështirësi në Senatin e ndarë 50 me 50, ku demokratët do ta kenë të vështirë të gjejnë 10 republikanë për të arritur pragun prej 60 votash të nevojshme për të kapërcyer një bllokim të mundshëm të procedurave./voa

Etiketa: financimKongresvotimi

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
“Rrugorja” aksion gjatë natës, gjobiten për shpejtësi të lartë 28 shoferë

“Rrugorja” aksion gjatë natës, gjobiten për shpejtësi të lartë 28 shoferë

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com