GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Votoni ndryshimin”, Topalli apel diasporës: Rama premton pasaportën e BE-së duke dëbuar 1 milion shqiptarë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Topalli emigrantëve: Rama ju ndau nga familja dhe atdheu, ndëshkojeni me votë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, deklaroi se sondazhet i fiton ai që i paguan, por sipas saj, kjo nuk mashtron më askënd. Ajo solli si shembull rastin e SHBA-ve, ku Kamala Harris rezultonte fituese në sondazhe, por rezultati përfundimtar tregoi të kundërtën.

Topalli u bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të mos e humbasin mundësinë për të votuar dhe të bëhen pjesë e ndryshimit në Shqipëri.

Topalli, ka denoncuar se familjarët e emigrantëve në Shqipëri po presionohen me vendin e punës.

Ish-kryeparlamentarja theksoi se opozita ka për detyrë për t’u garantuar se do të jenë të lirë e të mbrojtur dhe pa asnjë lloj presioni.

“Ai që paguan sondazhet, ai del ‘më i bukuri’, edhe me diferencë, gjë të cilën ai përpiqet ta shfrytëzojë, por memoria jonë nuk është aq e shkurtër, sa të mos kujtojmë atë që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjithmonë fituese dilte Kamala Harris dhe pastaj rezultoi që ai kishte diferencën në humbje më të madhe që kishin pasur në 20 vitet e fundit kandidatët që kishin humbur zgjedhjet.

Të gjitha janë strategji që kundërshtari politik i zgjedh, por ndërkohë unë besoj dhe dua ta them, më lejoni t’ju them shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë që 2025 është viti juaj, ky është momenti juaj, zarfi që ju vjen në shtëpi, fleta e votimit që ju vjen në shtëpi, ato kanë një peshë, kanë një zë, kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të bërë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

Ndaj, dhe keni mundësinë për të mos humbur kohë, për të votuar numrin 1, dhe për t’u bërë pjesë e një ndryshimi për të cilin ju do të jeni krenar dhe në një moment të caktuar të jetës suaj ju do të thoni; unë kontribuova për kombin tim në një moment kur ishte thelbësore për të marrë një kthesë të jashtëzakonshme në drejtimin e duhur’.

Dua t’ju them që nëse dikush i detyron që ata të fotografojnë apo të marrin me video votën e tyre për shkak të presionit që i bëjnë familjarë në administratën këtu, ata sigurisht janë njerëz të lirë dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë, por sigurisht që duhet ta dinë që është edhe një shkelje e ligjit dhe kjo dënohet.

Ndërkohë dua t’ju them që të mos kenë asnjë frikë, që pasi të votojnë për numrin 1, dhe ndryshimin e madh në vendlindjen e tyre, vota e tyre nuk mund të lexohet dhe nuk deformohet.

Kështu që ju lutem mos humbni kohë dhe votoni tek zarfi që ju ka mbërritur apo do ju mbërrijë në shtëpi, keni edhe një sqarues ku ju tregon që ju mund të merrni në telefon numrin sqarues që keni fletën e votimit në vendin përkatës dhe kështu mund t’ju vijë nga DHL personi i duhur i cili individualisht duhet t’ju dorëzojë dhe do t’ju marrë zarfin.

Po ushtrohet presion ndaj familjarëve të emigrantëve që janë në Shqipëri dhe ne duhet të mbrojmë administratën se aty ka dhe njerëz të ndershëm dhe kanë punuar në kushte presioni.

Ne si opozitë kemi për detyrë për t’i garantuar se do të jenë të lirë e të mbrojtur dhe pa asnjë lloj presioni.

Njerëzit e ndershëm në administratë janë shtylla kurrizore. E patë si nxori administratën e bashkisë në shesh duke u ngrirë nga të ftohtit dhe imagjino se çfarë presioni ka qenë dhe është. Këto do të marrin fund për të ndërtuar një shtet.

U thotë do t’u jap pasaportën e BE-së dhe ka dëbuar 1 milion shqiptarë”, tha Topalli.

Etiketa: DiasporeKryesore1Topalli

Lajme të lidhura

Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë së Agron Shehajt
Aktualitet

Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë së Agron Shehajt

19:30 - 14/08/26
Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

18:50 - 14/08/26
Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

18:21 - 14/08/26
Para
Detaje nga atentati i përgjakshëm në Lezhë/ Ekzekutohet babai i Sidorel Prendit, i vrarë në Greqi një vit më parë

Detaje nga atentati i përgjakshëm në Lezhë/ Ekzekutohet babai i Sidorel Prendit, i vrarë në Greqi një vit më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë së Agron Shehajt
Aktualitet

Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë së Agron Shehajt

19:30 - 14/08/26

Dy automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Durrës. Në përplasjen mes dy automjeteve mësohet se është...

Lexo më shumë
Po rinovonin një shtëpi, punëtorët zbulojnë ar të fshehur në mur me vlerë 9 milionë euro

Po rinovonin një shtëpi, punëtorët zbulojnë ar të fshehur në mur me vlerë 9 milionë euro

19:12 - 14/08/26
Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Përfshihet nga zjarri apartamenti pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

18:50 - 14/08/26
Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

Gazeta zvicerane: Rama qeveris si autokrat, drejton ‘personalisht’ bumin e ndërtimeve në Shqipëri

18:21 - 14/08/26
Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF

Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF

18:02 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com