GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vranë 22-vjeçarin, 33 vite burg për dy shqiptarët (Emrat+Detajet)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vranë 22-vjeçarin, 33 vite burg për dy shqiptarët (Emrat+Detajet)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marsid Senia dhe Mentor Selmani, përkatësisht 26 dhe 28 vjeç, janë dënuar nga një Gjykatë në Britaninë e Madhe, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia të një 22-vjeçari shqiptar.

Viktima Armend Xhika u qëllua me thikë, ngjarje e ndodhur në 13 maj 2021, pasi një sherri masiv që ndodhi, për shkak të një aksidenti automobilistik.

Sipas raportimit nga Policia e Yorkshire-it të Jugut, përleshja ishte paraprirë pas një përplasjeje në rrugë, e cila ndodhi më herët atë ditë, pasi një nga grupet fajësoi Armend Xhikën për aksidentin. Marsid Senia, 26 vjeç dhe Mentor Selmani, 29-vjeç u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia në lidhje me vdekjen e të riut.

Selmani u dënua me 20 vjet burg dhe Senia 13 vjet e katër muaj burg, pas gjykimit në Gjykatën e Sheffield Crown.

Duke përshkruar rolet e Selmanit dhe Senias, gjyqtari, Nicholas Hilliard, tha në seancë se megjithëse provat nuk zbuluan që ndonjëri prej tyre kishin qëlluar me thikë 22-vjeçarin, duke i shkaktuar plagët fatale, është e faktuar që ata ishin në vendin e ngjarjes dhe pjesë e grupit që ‘inkurajonte ‘ dhe ‘ndihmuan’ vrasësin.
Viktima mori një plagë të thellë 4 inç (10 cm) me thikë në gjoks, duke i çarë zemrën, si dhe katër plagë shtesë me thikë në qafë dhe në trup.

Gjithashtu dy nga miqtë e viktimës u goditën gjithashtu me thikë gjatë incidentit në Earl Marshall Road.

Selmani dhe Senia gjithashtu u dënuan në një gjyq të mëparshëm për sulme ndaj anëtarëve të tjerë të grupit në të njëjtën mbrëmje, tha policia.

Pas më shumë se dy vitesh pritje, familjes së Armend Xhikës më në fund iu dha drejtësi kur dy nga personat përgjegjës për vdekjen e tij të parakohshme morën dënimin me burg prej 33 vitesh e katër muajsh burg.

Duke dhënë dënimin, gjyqtari tha se ashpërsia e çështjes kërkon ‘dënime të rëndësishme’. Të dy të pandehurve iu tha se ata nuk mund të lënë qelitë pa kryer dy të tretat e dënimit të tyre dhe më pas do të dëbohen pas daljes nga burgu.

Etiketa: BritaniBurgKryesore1shqiptaret

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Asterologia rëndit shenjat më me fat, ja kush kryeson

Meri parashikon një javë me ndikime të fuqishme, ja shenjat më me fat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com