GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vranë bariun 17 vjet më parë, dënohen me nga 18 vite burg dy autorët

15:49 - 29/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Vranë bariun 17 vjet më parë, dënohen me nga 18 vite burg dy autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit Vlorë ka dënur me nga 18 vite burg dy autorët e vrasjes së bariut në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur “Mocale”, në fshatin Bestrov.

Të pandehurit F. T e V. O, janë shpallur fajtorë për kryerjen veprës penale të  “Vrasje me paramendim”.

Dy të pandehurit kërkuan prishjen e vendimit të Apelit dhe rishqyrtim të çështjes nga një tjetër trup gjykuese, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Lartë.

Trupi i ri gjykues i Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me nga 18 vite burg të pandehurin F.T., dhe V.O.

Njoftimi:

Shtetasit F.T dhe V.O janë dënuar lidhur me me ngjarjen e ndodhur më datë 09.08.2007, ku në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur “Mocale”, në fshatin Bestrov të rrethit Vlorë, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi  me iniciale K. G.

Autorët e dyshuar janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, por çështja ka kaluar në Apel dhe më pas në Gjykatën e Lartë. Në përfundim të praktikave gjyqësore, Gjykata e Apelit vendosi dënimin me 18 vjet burg të secilit prej të dyshuarve.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 36, datë12.11.2013 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:

– Të deklarojë fajtor të pandehurit F. T e V. O, për kryerjen veprës penale të  “Vrasje me paramendim” dhe sipas nenit 78/1 e 25 të Kodit Penal I dënon me nga 18 vjet burg secilin.

– Të deklarojë fajtor të pandehurit F. T e V. O, për kryerjen veprës penale të  “Armëmbajtjes pa leje” dhe sipas nenit 278/2 të Kodit Penal, I dënon nga 3 vjet burg secilin.

– Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal I dënon me nga 18 vjet secilin.

Edhe ndaj vendimit të lartpërmendur, është ushtruar rekurs nga të pandehurit F. T dhe V.O, të cilët kanë kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim me tjetër trup gjykues. Në alternativë, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Gjykata e Lartë me vendimin nr. 137, datë 10.05.2022  ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr. 36, datë 12.11.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Kleanth Zeka, kërkoi:

Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në këtë mënyrë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit F.T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit V.O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit V.O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit V.O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Shpenzimet proçedurale në ngarkim të të pandehurve solidarisht

 

Mbrojtësit e të pandehurve V. O dhe F. T, kërkuan:

 

Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë Vlore, që ka deklaruar të pafajshëm të pandehurit V. O dhe F. T, për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 i K. Penal.

 

Në përfundim të gjykimit, më datë 24.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

 

-Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si vijon: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

 

Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve  luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit F. T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve  luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit V. O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Etiketa: Vrasje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
SMS-ja që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

SMS-ja që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com