GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vranë Indrit Ndojin dhe e hodhën në kanal, arrestohen dy autorët e dyshuar

16:42 - 22/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vranë Indrit Ndojin dhe e hodhën në kanal, arrestohen dy autorët e dyshuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia bën me dije se ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë, teksa u vra i riu Indrit Ndoji.  Në pranga si të dyshuar për vrasjen e Ndojit kanë rënë vëllezërit Saimir dhe Landi Miri.

Efektivët kanë dhënë detaje për ngjarjen makabre.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e datës 21.10.2022, në Fushë Krujë, ku u gjet i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues në Krujë.

Dokumentohet me prova ligjore se 34-vjeçari nuk është vrarë me armë zjarri, por me një send të fortë shpues/ prerës. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Sekuestrohen provat ligjore që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, si rezultat i hetimeve të thelluara, bënë të mundur zbardhjen e vrasjes së 34-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e dy vëllezërve, si autorë të dyshuar të vrasjes së tij, konkretisht shtetasit:

Saimir Miri, 39 vjeç dhe Landi Miri, 18 vjeç, banues në Fushë Krujë

Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore, këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e trupit të viktimës, si dhe mekanizmi i ngjarjes, ka rezultuar se në trupin e viktimës ka një plagë në këmbën e djathtë, që është shkaktuar nga një mjet i fortë shpues / preres dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestruar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.

Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.

Etiketa: IndritKryesore1NdojVrasja

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
“Edhe unë do e bëja për vajzën time”, rrëfimet e banorëve të Klosit për tragjedinë e ndodhur

“Edhe unë do e bëja për vajzën time”, rrëfimet e banorëve të Klosit për tragjedinë e ndodhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com