GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vranë për çështje nderi taksistin në Prezë, jepet vendimi për dy vëllezërit (NGJARJA)

19:43 - 09/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vranë për çështje nderi taksistin në Prezë, jepet vendimi për dy vëllezërit (NGJARJA)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera që akuzohen për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla në Prezë ngjarje e ndodhur 2 vite më parë, janë dënuar me 37 vite burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës. Vëllezërit Shera u arrestuan pak ditë pas ngjarjes. Njëri prej tyre, Sajmir Shera ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes ku ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 71-vjeçarit, ndërsa vëllai i tij ka luajtur rolin e shoferit. Referuar dëshmisë së 30-vjeçarit Saimir Shera për të mos lënë gjurmë kallashnikovin e kishte futur që gëzhojat të mbeteshin aty dhe jo në vend ngjarje teksa shtoi se pas ngjarjes armën e ka hedhur në një kamion skrapi në Fushë Krujë. “Kam qëlluar unë mbi 71-vjeçarin, ndërsa vëllai ishte shofer. Nuk mund të vazhdonte më ajo histori pasi më ngacmonte nënën dhe këtë e dinte gjithë fshati. Kohët e fundit mësova se Budlla kishte ngacmuar dhe motrën dhe në këto kushte mora kallashnikovin dhe ika e vrava. Armën e futa në një thes që gëzhojat të binin brenda thesit për të mos lënë gjurmë. Pas ngjarjes armën e hodha në një kamion skrapi në zonën e Fushë-Krujës”, ka thënë ai.

Ngjarja

Vrasja e Abdulla Budlla 71-vjeç me armë zjarri kallashnikov, ndodhi pasditen e 3 gushtit 2020 në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit. Mësohet se 71-vjeçari me banim në fshatin Ahmetaq të Prezës pasi është qëlluar me kallashnikov, është gjetur në anë të rrugës sipër një fuçie pa shenja jete, në vendqëndrimin e taksive pa licencë. Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur jashtë makinës së tij, çka ngre dyshime se diçka e ka bërë atë të dalë nga mjeti, një pritë, një telefonatë apo diçka tjetër. 71-vjeçari mbeti i vdekur pasi u qëllua me 7 plumba kallashnikovi në trup, teksa kishte parkuar mjetin në anë të rrugës. Mjeti me të cilin viktima punonte, ka qenë e tipit “Renault”, nga ku më pas është qëlluar në largësinë 3-4 metra duke mbetur i vdekur. Prej vitesh Abdulla Budlla punonte në të zezë si taksist, ndërsa në vendngjarje policia nuk gjeti asnjë gëzhojë. Autorët kryesorë të ngjarjes, vëllezërit Shera gjatë atentatit janë treguar të kujdesshëm për të mos lënë prova në vendngjarje duke qëlluar nga një makinë në ecje dhe të gjitha gëzhojat kanë rënë brenda në mjet . Mësohet se të rinjtë janë arrestuar ditën enjte datë 7 gusht, të cilët kanë pranuar autorësinë e vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budllës duke thënë se e kanë bërë për të ruajtur nderin e familjes, pasi viktima i ngacmonte nënën dhe motrën. Për të njëjtën arsye vëllezërit Shera ishin konfliktuar dhe më parë me viktimën, por sipas tyre ai vijonte t’i ngacmonte familjarët e tyre. Viktima Abdulla Budlla rezulton të jetë baba i tre djemve, dy prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, ndërsa i treti punon taksist në Aeroportin “Nënë Tereza. A.L/Gijotina.com

Etiketa: Kryesore1PrezeVrasje

Lajme të lidhura

U ekstraduan dy ditët e fundit, Hasanpapaj dhe Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin
Aktualitet

U ekstraduan dy ditët e fundit, Hasanpapaj dhe Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

17:53 - 13/02/26
E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën

15:09 - 13/02/26
Shqipëria në vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja gjatë qeverisjes Rama
Aktualitet

Alarmi demografik: Në 10 vite shqiptarët u plakën gati 5 herë më shpejt se Europa

14:17 - 13/02/26
Para
E shkuara e errët e Lauretës/ Bledi habit me veprimin: Nuk më pengon…

E shkuara e errët e Lauretës/ Bledi habit me veprimin: Nuk më pengon...

Discussion about this post

TË FUNDIT

A po e josh Rama Fisnik Qosjen? Prefekti i Tiranës, vizitë në Kavajë për një “urë” mes tyre
Breaking Views

A po e josh Rama Fisnik Qosjen? Prefekti i Tiranës, vizitë në Kavajë për një “urë” mes tyre

18:11 - 13/02/26

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, realizoi sot vizitën e tij të parë në Kavajë, ku u takua me kryetarin e...

Lexo më shumë
U ekstraduan dy ditët e fundit, Hasanpapaj dhe Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

U ekstraduan dy ditët e fundit, Hasanpapaj dhe Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

17:53 - 13/02/26
Skandali me 2 MLN Euro, tenderi i hidrovorit në Vlorë u dhurohet 2 oligarkëve të kryebashkiakes

Skandali me 2 MLN Euro, tenderi i hidrovorit në Vlorë u dhurohet 2 oligarkëve të kryebashkiakes

17:28 - 13/02/26
Gjyqi për krerët e e UÇK-së/ Avokatja e Jakup Krasniqit: Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm

Gjyqi për krerët e e UÇK-së/ Avokatja e Jakup Krasniqit: Ekziston vetëm një opsion, që ai të shpallet i pafajshëm

15:21 - 13/02/26
E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën

E rëndë në Delvinë, i moshuari rrëzohet aksidentalisht në përrua dhe humb jetën

15:09 - 13/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com